Njeriu është me ato që do

Njeriu është me ato që do

Nga Ebu Musa el Esh’arij – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – përcillet se ka thënë: I Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “Njeriu do të jetë me atë që e do” Muttefekun alejhi.[1]

Në këtë hadith ka nxitje për dashurinë e madhe ndaj Profetëve, dhe pasimit të tyre sipas gradave që ata kanë, dhe paralajmërim prej dashurisë së atyre që i kundërshtojnë ata. Sepse dashuria është argument i forcës së lidhjes së atij që do me atë që do, dhe përputhshmëria me moralet e tij, dhe pasimi i tij, është argument i ekzistencës së dashurisë (sh.p.: purputhja e moraleve të tyre dhe pasimi i njërit tjetrin), dhe ajo është gjithashtu shtysa për to. (sh.p.: Dashuria është shtysa për përngjasimin me të në morale dhe ndjekjen, pasimin e tij).

Gjithashtu ai që e do Allahun – e Lartësuar – vet dashuria për Të është prej gjërave më të mëdha që e afrojnë tek Allahu. Sepse Allahu i Lartësuar është shpërblyes (sh.p.: mirënjohës, falenderues për të mirat, falenderon për to duke shpërblyer), i jep atij që i afrohet Atij më shumë – shumëfish – nga ajo që ai ka shpenzuar. Dhe prej falenderimit, apo mirënjohjes së Tij është se Ai  i Lartësuari e bashkon njeriun me atë që e do, edhe nëse ka punë më pak se i dashuri i tij. Thotë i Lartësuari: “Dhe kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit, të tillët janë me ata qëAllahu u ka dhënë mirësi, prej: profetëve, të sinqertëve, dëshmorëve, dhe vepërmirëve, e sa shoqërues të mirë janë ata!” (Nisa: 69)

Për këtë arsye Enesi – radijallahu anhu – tha: ‘Nuk jemi gëzuar për asgjë tjetër më shumë se sa kur dëgjuam Profetin – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – të thotë: “Njeriu do të jetë me atë që e do”. Tha Enesi: Unë e dua të Dërguarin e Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të -, dhe Ebu Bekrin, dhe Umerin, dhe shpresoj që të jem me ta.

Dhe thotë i Lartësuari: “Xhennetet e Adnit në të cilat do të hyjnë ata dhe kush ishte vepërmirë prej prindërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre” Dhe thotë Ai që është i Patëmeta: “Dhe ata të cilët besuan dhe i pasuan ata pasardhësit e tyre duke qenë besimtarë, Ne do t’i bashkojmë ata me pasardhësit e tyre, dhe nuk do tua pakësojmë aspak shpërblimin për punët e tyre” (Tur: 31)

Dhe kjo është diçka e dëshmuar dhe e provuar, kur njeriu i do njerëzit e mirë do ta shikosh atë se si u bashkohet atyre, duke qenë i kujdesshëm që të jetë si ata, e nëse i do njerëzit e këqinj u bashkohet atyre dhe vepron si ata.

Dhe ka thënë Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të -: “Njeriu është në fenë e shokut (mikut) të tij të ngushtë, prandaj le të shikojë ndonjëri prej jush se kë po merr për shok të ngushtë.”[2]

Dhe ka thënë gjithashtu: “Shembulli i shokut të mirë është si ai që mban (shet) parfum. Ose do të të dhurojë prej tij, ose do të blesh prej tij, ose do të ndjessh prej tij aromë të këndshme. Dhe dhembulli i shokut të keq është si farkëtari (kovaçi), ose do të të djegë rrobat, ose do të ndjesh prej tij erë të keqe”[3]  

E nëse kjo ndodh me krijesat që duhen mes veti, si mund të jetë puna me atë që do Allahun dhe, i jep përparësi dashurisë për Të dhe frikës prej Tij mbi gjithçka tjetër?! Ai do të jetë me Allahun, dhe ka arritur afërsinë e plotë prej Tij, dhe Ai është afër me ata që e duan, dhe Allahu do të jetë me të. “Me të vërtetë Allahu është me ata që janë të devotshëm, dhe ata që janë vepërmirë.” (Nahl: 128).

Prandaj i lutemi Allahut që të na e bojë rizk dashurinë e Tij, dhe dashurinë për ata që Ai i do, dhe të në i bëjë të dashura punët që të afrojnë tek dashuria e Tij. Me të vërtetë Ai është Bujar, Dhurues i Madh.

Dhe prej Allahut vjen suksesi!

Përktheu Emin Bilali

[1] Bukhari në Kapitullin e edukatës/ Tema: Shenja e dashurisë së Allahut të Lartmadhëruar/ (6170). Dhe Muslimi (2641).

[2] Hadith i dobët. Transmeton Ebu Daudi (4833), Tirmidhi (45) dhe tha: Ky është hadith hasen garib. Dhe Ahmedi (2/303), Tajalisi (2573), dhe Hakimi (4/189). Të gjithë ata e transmetojnë nga Ebu Hurejrah – radijallahu anhu – i cili e përcjelle nga Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të -. Ka thënë Ibnul Xheuzij në “El Ilelul muntenahijeh” (2/723): “Ky hadith nuk saktësohet prej Profetit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të -”.

[3] Ka paraprirë.