Njohje e shkurtër rreth shkencës së hadithit -II-

Pyetje:Cfarë quajmë metn (tekst) nga ana gjuhësore dhe terminologjike e kësaj shkence? Pse është quajtur i  tillë?

Përgjigje:El metnu në  gjuhën arabe vjen nga fjal el metaneh që do të thotë fortësi, ndërsa në terminologji quhet teksti tek i cili përfundon zinxhiri i transmetimit.Është quajtur metn ( i fortë) sepse folësi  e përforcon tekstin nëpërmjet zinxhirit të transmetimit.

Pyetje:Cfarë quajmë sened (zinxhir) nga ana gjuhësore dhe terminologjike e kësaj shkence?Pse është quajtur i tillë?

Përgjigje:es-Senedu në gjuhën arabe vjen nga fjal el istinadu që do të thotë mbështetje.Ndërsa në terminologji do të thotë përcjellja e lajmit nga transmetuesit e hadithit njëri pas tjetrit.U quajt me këtë emër sepse transmetuesi i mbështetet kësaj mënyre prë përcjelljen e tekstit (metnit).

Pyetje:Cfarë quajmë khaber nga ana gjuhësore dhe  terminologjike?

Përgjigje:El khaberu në aspektin gjuhësor do të thotë lajm, ndërsa në terminologji do të thotë:Thënia që i atribuohet Profetit salallahu alejhi ue selem

Pyetje:Cfarë quajmë hadith nga ana gjuhësore dhe ajo terminologjike?

Përgjigje:Fjala hadith në aspektin gjuhësor ka dy kuptime.Kuptimi i parë është:Dicka e e re, pra  e kundërta e së vjetrës.Kuptimi i dytë është:Thënie, fjalë.  Shembull i kuptimit të dytë është fjala e Allahut: “E kush mund të ketë thënie më të vërtetë se Allahu”, pra në këtë ajet u përdor fjala hadith. Në terminologji – sipas mendimit më të saktë- ka të njëjtin kuptim si khaberi, pra thënia që i atribuohet Profetit salallahu alejhi ue selem

Pyetje:Cfarë quajmë ether nga ana gjuhësore dhe ajo terminologjike?

Përgjigje:El ether nga gjuha arabe do të thotë pjesa e mbetur nga dicka, gjurmë. Ndërsa në terminologji ka për qëllim thënien që i atribuohet sahabiut ose tabiinit.

Pyetje:Cfarë quajmë Sunet në aspektin gjuhësor dhe terminologjik?

Përgjigje:Fjala es-Sunet nga gjuha arabe do të thotë rrugë, ndërsa në terminologji është sinonim i khaberit dhe hadithit.(Pra, Suneti është thëniet, veprimet dhe miratimet e Profetit salallahu alejhi ue selem )

Pyetje: Kush quhet el musnidu?

Përgjigje:el Musnidu quhet transmetuesi i hadithit, qoftë ky transmetim  i bazuar në dituri të drejtëpërdrejtë apo është thjesht përcjellës i transmetimit.Ndërsa fjalën el Musnedu do e sqarojmë më vonë inshaallahu.

Pyetje:Kush quhet muhadith, hafidh, huxh-xheh dhe hakim?

Përgjigje:el Muhadith quhet dijetari që është ekspert në njohjen e rrugëve të transmetimit, emrave të transmetuesve dhe teksteve të hadithit.

El Hafidh quhet ai dijetar që mëson përmendësh 100,000 hadithe, me tekstet dhe zinxhirët e transmetimit, në këtë numër llogariten edhe rrugët e shumta të  një hadithi.

El Huxh-xheh quhet ai dijetar që mëson përmendësh 300,000 hadithe  hadithe, sëbashku me zinxhirët e transmetimit.

El Hakim quhet ai dijetar që është në gjëndje të dijë dhe të njohë të gjitha hadithet e transmetuara, me zinxhirët e transmetimit dhe tekstet e tyre, vlerësimi  i  tyre dhe koha kur ato janë thënë.

Pyetje: Sa llojesh klasifikohet khaberi (lajmi,transmetimi)?

Përgjigje: Khaberi ndahet në dy kategori të mëdha: Ahad dhe muteuatir.

Pyetje: Çfarë është khaberi ahad dhe në sa llojesh ndahet?

Përgjigje: El ahad është shumësi i fjalës uahid që do të thotë: Një. Pra, ajo thënie që transmetohet nga një person i vetëm. Ndërsa në terminologji do të thotë: Çdo hadith që nuk i përmbush kushtet për të qenë muteuatir (kushte që do i sqarojmë më vonë).

Khaberi  ahad ndahet në tre lloje:

1)el Mesh-huru, i cili  nga ana gjuhësore rrjedh nga fjala esh-shuhrah që do të thotë qartësi (pra el mesh-huru do të thotë i mirënjohur, i qartë). Ndërsa në terminologji do të thotë: Hadithi i cili transmetohet nga tre vetë apo më shumë por që nuk arrin të jetë muteuatir. Dikush këtë lloj e quan dhe me emrin el mustefidh(i përhapur, i mirënjohur).

Hadithi  el mesh-hur  është dy llojesh:

a) I mirënjohur në gjuhët e njerëzve( pra, njerëzit e thonë shpesh atë hadith nëpër kuvendet e tyre  dhe bisedat e përditshme).Rreth këtij lloji janë shkruar janë shkruar disa libra, si p.sh: El Mekasidul  haseneh, me autor es-Sehauin,  ed-Durarul muntethirah fil ehadthil mushtehirah me autor  es-Sujutin.

Ky lloj hadithi mund të jetë i saktë (sahih), i mirë (hasen) dhe i dobët (daif). Shembull i hadithit të dobët është  hadithi : “Dy veshët janë pjesë e kokës[1], shembull i hadithit të saktë është hadithi: “Veprat vlerësohen sipas qëllimit”, ndërsa shembulli i hadithit hasen është hadithi: “Kërkimi i diturisë është obligim për cdo musliman”.

b) LLoji i dytë  i hadithit mesh-hur  është muteuatiri, të cilin do e sqarojmë më vonë inshallah.

2)Kategoria e dytë e haditheve ahad është el azizu, i cili nga ana gjuhësore rrjedh nga fjala el  iz-zeh që dotë thotë forcë, krenari.  Ndërsa në terminologji quhet: Çdo hadith që transmetohet vetëm nga dy rrugë transmetimi.

3)Kategoria e tretë e haditheve ahad, është el garibu i cili nga ana gjuhësore rrjedh nga fjala      el gurbeh që do të thotë veçim, vetmi. Ndërsa në terminologji quhet: Çdo hadith që transmetohet vetëm nga një rrugë transmetimi.

Kjo kategori është dy llojesh:

1-      el Garibu absolut  dhe

2-       el garibu i pjesshëm.

a) el Garibu absolut  konsiderohet çdo hadith të cilin e transmeton vetëm  një tabiin nga sahabiu, si p.sh hadithi : “el Uelau[2] është lidhje e fortë si lidhja familjare, nuk shitet, nuk dhurohet dhe as nuk trashëgohet”. Këtë hadith e transmeton tabiini  Abdullah bin Dinari nga Ibn Umeri radijallahu anhuma. Mund të ndodhë që dhe transmetuesi  pas tabiinit të jetë një i vetëm,  si p.sh tek hadithi: “Besimi është gjashtëdhjetë e disa degë…..”. Këtë  hadith e transmeton Ebu Hurejra, nga i cili e transmeton vetëm Ebu Salihi dhe nga i cili e transmeton vetëm Abdullah bin Dinari.

b) el Garib i pjesshëm konsiderohet çdo hadith të cilin e transmeton një tabi`i  tabiin (brezi pas tabiinëve) nga dikush prej tabiinëve. P.sh një hadith transmetohet nga sahabiu, nga i cili e transmetojnë disa tabiinë por e transmeton vetëm një tabi`i  tabiin nga njëri prej tabiinëve. Ky lloj u quajt garib i pjesshëm duke marrë në konsideratë faktin që transmetohet vetëm nga një tabi`i tabiin, ndërsa ajo që e pengon të  jetë garib absolut është fakti se në brezin e tabiinëve kemi disa transmetues.

Disa nga dijetarët e hershëm, nuk i preferonin transmetimet garibe, p.sh imam Maliku ka thënë: Dija më e keqe janë transmetimet  garibe (e panjohura), ndërsa dituria më e mirë është fakti i dukshëm të cilin e transmetojnë njerëz të shumtë.

Imam Ahmedi ka thënë: Mos i shkruani këto hadithe garibe sepse ato janë të panjohura dhe shumica e tyre transmetohen nga transmetues të dobët.

Alij bin el Husejni ka thënë: Nuk është pjesë e diturisë (së vërtetë)  ajo gjë (transmetim) që nuk njihet, sepse dituria e vërtetë është ajo q ë dihet dhe njihet (nga të gjithë), si dhe përputhen rreth saj thëniet e njerëzve.

Pyetje: Çfarë quhet muteuatir, në anën gjuhësore dhe terminologjike?

Përgjigje: Muteuatiri në aspektin gjuhësor rrjedh nga fjala et-teuatur që do të thotë pasim, njëpasnjëshmëri. Ndërsa në aspektin terminologjik do të thotë: Çdo hadith i cili transmetohet nga një grup i madh njerëzish që nga fillimi i zinxhirit të transmeimit deri në fund (pra, në çdo brez  kemi një grup transmetuesish), numër i atillë që zakonisht e bën të pamundur mundësinë e rënies dakord mes tyre për të gënjyer dhe për ta shpikur atë hadith.

Që një hadith të jetë muteuatir duhet të plotësojë katër kushte:

1)Lajmërimi që transmetuesit bëjnë, duhet të jetë i bazuar në dituri (në bindje të prerë për atë që dinë) dhe jo në hamendje.

2)Kjo dituri e tyre të jetë domosdoshmërish e bazuar në diçka konkrete, reale (dëgjim, shikim apo përjetim i ndodhisë).

3)Këto cilësi duhet të ekzistojnë të përmbushura në të gjitha pjesët e zinxhirit të transmetimit, si dhe të ketë numrin e duhur të rrugëve të transmetimit (për të qenë muteuatir).

4)Të ketë rrugë të shumta transmetimi, pa një kufizim të caktuar.

Shembujt e hadithit muteuatir janë të shumta, si p.sh hadithi që flet për rezervuarin e Profetit salallahu alejhi ue selem, i cili është transmetuar nga mbi 50 sahabë, hadithi i mes-hit mbi meste, i cili është transmetuar nga 70 sahabë, hadithi ku Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Allahu e ndriçoftë dhe hijeshoftë atë person që e dëgjon thënien time, e ruan atë, dhe e përcjell ashtu siç e ka dëgjuar”  i cili është transmetuar nga 30 sahabë,  hadithi: “Kurani është zbritur sipas shtatë dialekteve” i cili është transmetuar nga 27 sahabë,  hadithi: “Kush ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu do i ndërtojë atij një shtëpi në xhenet”  i cili është transmetuar nga 20 sahabë, hadithi i ngritjes së duarve gjatë tekbireve në  namaz i cili është transmetuar nga 50 sahabë.

Në lidhje me hadithet muteuatir janë shkruar shumë libra, nga të cilët më të njohurit e tyre  janë: el  Ez-harul mutenathirah fil ehadithil muteuatirah, të Sujutit   dhe  libri Nedhmul muteuatir  të el Kit-tanij.

Marrë nga libri:
Jani`u eth-themer fi mustalahi ehlil ether

(Vjelja e frutave të pjekura  në lidhje me njohjen e terminologjisë së pasuesve të transmetimeve)

Shejhu el alameh el muhadith: Hamad el Ensarij

Përktheu:  Shuajb Rexha


[1] Në fakt ky hadith i ka të dobëta disa nga rrugët e transmetimit por që në totalin e tyre përforcojnë njëra tjetrën duke e ngritur në gradën hasen.

[2] Sh.p: el Uelau ka për qëllim lidhjen që ekziston mes personit dhe skllavit të tij, pasi që e liron atë nga robërimi. Shih Mu`xhemul mustalahat uel elfadh el fikhijeh 3/500   dhe en-Nihajeh fi garibil hadith  fq 989-990.