Ebu Talibit (xhaxhai të Profetit) kur iu afrua vdekja, pranë tij shkoi Profeti alejhi selam dhe aty gjeti Ebu Xhehlin dhe Abdullah bin Umeje bin Mugiran.
Profeti alejhi selam i tha: O xhaxhai im! Thuaj La ilahe ila Allah, fjalë për të cilën do dëshmoj për ty tek Allahu. Por Ebu Xhehli dhe Abdullah bin Umeja filluan të flisnin duke i thënë: O Ebu Talib, a do e braktisësh fenë e Abdul Mutalibit? Ndërsa Profeti vazhdonte t’i thonte këtë fjalë dhe t’ia përsëriste, por fjala e fundit që tha Ebu Talibi ishte: Unë jam në fenë e Abdul Mutalibit, – dhe refuzoi të thoshte La ilahe ila Allah.
Atëherë Profeti alejhi selam tha: “Betohem në Allahun, unë kam për të kërkuar falje për ty derisa të ndalohem nga kjo gjë.” Atëherë Allahu i Madhëruar zbriti ajetin Kuranor ku thotë: “Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta kenë të qartë se me të vërtetë ata (idhujtarët) janë banues të xhehenemit.” | Suretu Teube: 113 |
Gjithashtu zbriti tek Profeti ajetin ku thotë: “Eshtë e vërtetë se nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por Allahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit.” E përcjell Muslimi.
Përktheu: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Dobi të përfituara nga 40 hadithet e imam Neveviut Salim Et-Tauijl
- Agjërimi i ditës së Ashures Udha e Besimtarëve
- Ndërmjetësimi i Madh në Ditën e Llogarisë Udha e Besimtarëve
- Cilat Ishin Fjalët e Fundit të Pejgamberit? Udha e Besimtarëve
- Çfarë nënkuptohet me prangosjen e shejtanëve në muajin e Ramazanit? Udha e Besimtarëve