Pasimi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
Kërkohet që të mbahemi fortë në atë që saktësohet nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem qoftë fjalë, vepër ose aprovim i tij. Ngase ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është shembull për për çdo kënd që beson në Allahun, ditën e Fundit dhe e përmend shumë Allahun. Nisur nga kjo, të gjitha rrugët janë të mbyllura përveç asaj që ka hapur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem me urdhër nga Allahu i Larmadhëruar.
Allahu Lartmadhëruar thotë: “Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.” El-Hashr, 7
Allahu i urdhëron robërit e Tij që të veprojnë (zbatojnë) atë për të cilën ka urdhëruar i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe të largohen nga ajo që ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar. Ngase ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk urdhëron veçse për të mirë dhe nuk ndalon veçse nga e keqja.
Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “I gjithë populli im do futet në xhenet përveç atij që refuzon.” I thanë: O i Dërguari i Allahut, e kush refuzon (të futet në xhenet)? Tha: “Kush më bindet mua, hynë në xhenet dhe kush më kundërshton, atëherë ai ka refuzuar.”
Nxjerrja e hadithit:
Hadithin e transmeton Buhariu (13/249 Fet’h)[1]
Jurisprudenca e hadithit:
– Allahu i ka krijuar robërit e Tij për t’i mëshiruar ata dhe t’i futë në shtëpinë (vendbanimin) e mëshirës së Tij.
– I Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përcjell (kumton) Shpalljen nga Zoti i Tij.
– Kushdo që e kundërshton të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ai e ka refuzuar mëshirën e Allahut.
– Kundërshtimi i Allahut dhe të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e bën detyrë futjen në zjarr.
– Shpëtimi i njeriut në jetën e kësaj bote dhe botën Tjetër është i lidhur me pasimin e udhëzimit të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
“Behxhetu en-Nadhirin” vëll. 1
Përktheu: Unejs Sheme
[1] Fet’hul-Barij të hafidhit Ibën Haxher (Allahu e mëshiroftë!).