A Lejohet ta Paguash Zekatin me Falje Borxhesh

May 22, 2017

Nëse ai që ka zekat për të dhënë dhe dikush i ka borxh por borxhliu nuk ka që t’ia shlyej, a lejohet t’i thotë borxhliut: Borxhin që më ke ta kam hequr nga zekati?

Shumica e dijetarëve janë të mendimit se ky njeri nuk konsiderohet se e ka dhënë zekatin. Vetëm nëse ai ia jep zekatin borxhliut në dorë dhe pastaj borxhliu nëse do le t’ia kthejë atij si shlyerje borxhi.

Neveviu – Allahu e mëshiroftë – në librin “El-Mexhmu” thotë: “Sikur një burrë i varfër të kishte borxh, dhe ai që i ka dhënë borxhin do që t’ia heq borxhin nga zekati dhe i thotë: Ta kam hequr nga zekati, – atëherë kemi dy mendime.

Më e sakta është se nuk është e pranueshme, dhe ky është medhhebi i imam Ahmedit dhe i Ebu Hanifes. Zekati mbetet në përgjegjësinë e tij dhe nuk bie veçse me dorëzimin e tij. Shiko “El-Mexhmu” 6/210.

Sheihu islam Ibën Tejmije në librin “Mexhmu El-Fetaua” thotë: “Nëse dhënësit të zekatit i ka dikush borxh, i gjallë qoftë ai apo i vdekur, nuk mund ta llogarisë atë prej zekatit dhe as nuk përdoren hile për këtë gjë.”

Shih librin “Mexhmu el-Fetaua” 25/89.

Loading...