Për atë që transmeton hadithe duke e ditur se nuk janë të vërtetë (Sunen ibn Maxheh)

  1. 5. Tema: Kush transmeton nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ndonjë hadith duke e ditur se është gënjeshtër

36/38. (Sahih) Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh se ka thënë: Na ka treguar Ali bin Hashim: Nga Ibën Ebi Lejla: Nga El-Hakemi: Nga Abdurrahman bin Ebi Lejla: Nga Aliu radijAllahu anhu: Nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush tregon (flet) nga unë ndonjë hadith duke qenë i bindur se është gënjeshtër, ai është njëri nga dy gënjeshtarët.[1]

37/39. (Sahih) Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh se ka thënë: Na ka treguar Uekiu (ح). Dhe na ka treguar Muhamed bin Beshar se ka thënë: Na ka treguar Muhamed bin Xhaferr, se kanë thënë: Na ka treguar Shubeh: Nga El-Hakem: Nga Abdurrahman bin Ebi Lejla: Nga Semurah bin Xhundub: Nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush tregon (flet) nga unë ndonjë hadith duke qenë i bindur se është gënjeshtër, ai është njëri nga dy gënjeshtarët.[2]

38/40. (Sahih) Na ka treguar Uthman bin Ebi Shejbeh se ka thënë: Na ka treguar Muhamed bin Fudajl: Nga El-Eamashi: Nga El-Hakemi: Nga Abdurrahman bin Ebi Lejla: Nga Aliu radijAllahu anhu: Nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush transmeton nga mua ndonjë hadith duke qenë i bindur se (hadithi) është gënjeshtër, ai është njëri nga dy gënjeshtarët.[3]

 * Na ka treguar Muhamed bin Abdullah se ka thënë: Na ka lajmëruar El-Hasen bin Musa el-Eshjeb: Nga Shubeh…njësoj si hadithi i Semurah bin Xhundub.[4]

39/41. (Sahih) Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh se ka thënë: Na ka treguar Uekiu: Nga Sufjani: Nga Habib bin Ebi Thabit: Nga Mejmun bin Ebi Shebib: Nga El-Mugirah bin Shubeh ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush flet nga unë një hadith duke qenë i bindur se është gënjeshtër, ai është njëri nga dy gënjeshtarët.[5]

Përktheu Unejs Sheme

[1] Tirmidhiu (2662) dhe “Tuhfeh” (10212)

[2]  Muslimi në parathënien e “Koleksioni i haditheve autentike” (1/7) dhe “Tuhfeh” (4627)

[3] Shih hadithin me nr. (36/38). “Tuhfeh” (10212)

[4] Te botimi i shejh Isam bin Musa Hadij është: “Ebu el-Hasen el-Kattani ka thënë: Na ka treguar Jahja bin Abdek: Na ka lajmëruar El-Hasen bin Musa el-Eshjeb: Nga Shubeh…njësoj si hadithi i Semurah bin Xhundub.” Muslimi në parathënien e “Koleksioni i haditheve autentike” (1/7) dhe “Tuhfeh” (4627)

[5]Muslimi në parathënien e “Koleksioni i haditheve autentike” (1/7), Tirmidhiu (2662) dhe “Tuhfeh” (11531)