Përcjellja e Ramazanit

Përcjellja e Ramazanit!

Ramazani mbyllet me nxjerrjen e sadakasë së Fitrit, e cila është pastrim për agjëruesin dhe ndihmë për të varfrin. Ibn Abasi (radijallahu anhu) ka thënë: “Profeti (alejhi selam) e ka bërë obligim për çdo musliman sadakanë e Fitrit, si pastrim për agjëruesin prej punëve të kota dhe fjalëve të ndyra, si dhe ushqim për të varfërit. Kush e jep atë para namazit të Bajramit ajo është sadaka Fitri e pranuar, e kush e jep pas namazit është sadaka e thjeshtë.” (Transmeton Ebu Daudi. Neueuiu e ka konsideruar hasen.)

Më pas vjen festa e Fitër Bajramit si gëzim për mirësitë që Allahu i Madhëruar u dhuroi muslimanëve nëpërmjet muajit të Ramazanit.

Enes bin Maliku tregon: “Kur Profeti (alejhi selam) mbërriti në Medine, banorët e saj kishin dy ditë në të cilat gëzonin e dëfrenin.

Profeti (alejhi selam) pyeti: Përse i festoni këto ditë? Ata i thanë: Që moti ne i kemi konsideruar këto dy ditë si ditë feste. Profeti (alejhi selam) tha: Allahu ua ka zëvendësuar ato me dy ditë më të mira: Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin.” (Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Nesaiu.)