Përdorimi i fjalëve me dy kuptime është i mjaftueshëm ndaj gënjeshtrës

August 29, 2016

Ka përmendur aty Bukhariu – Allahu i Madhëruar e mëshiroftë – historinë e djalit të Ebu Talhas i cili e pyeti gruan e vet: Si është djali? – dhe ajo ju përgjigj – Ai është qetësuar, dhe shpresoj të jetë rehatuar.” Dhe ai kuptoi sikur djali është qetësuar nga sëmundja dhe po fle, ndërkohë që ajo kishte për qëllim: Është rehatuar prej halleve të dynjasë dhe prej sëmundjes, dmthka vdekur.

Dhe hadithin e Profetit – sal lall llahu alejhi ue sel lem – ku i thotë djaloshit që nxiste devetë me poezitë e tij: “Ngadalë o Enxhesheh , se mos na thyhen kristalet.” Duke aluduar për gratë që ishin hipur mbi to.

Dhe hadithin e britmës së fortë që u dëgjua një herë në Medine prej së cilës u frikësuan banorët e saj dhe i Dërguari i Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem -, i hipi kalit të Ebu Talhas dhe pasi u kthye i qetësoi banorët e saj duke u thënë: “Nuk pamë ndonjë gjë, dhe atë e gjetëm si det”
Duke aluduar për kalin: shpejtësinë e tij dhe vazhdueshmërinë e tij në vrapim pa u lodhur, njësoj si deti me dallgët e tij të vazhdueshme.

Dhe ka përmendur Ibn Haxheri në shpjegim, se kjo lejohet të përdoret për të shpëtuar prej ndonjë padrejtësie (ose të keqeje) dhe për të arritur një të vërtetë. Dhe nuk lejohet të përdoret për të ndihmuar në padrejtësi (apo të keqe) dhe për të arritur një të kotë.

Dhe ka përmendur etherin që e transmeton Taberiu prej Muhammed ibn Sirinit i cili thotë: “Ishte një burrë prej Bahiles i cili hante shumë me sy, dhe pa një mushkë të Shurejhut e i pëlqeu. Shurejhu i frikësuar për të i thotë: Ajo kur ulet nuk ngrihet kollaj vetëm po ta ngrejë dikush (Dmth: Nuk është gjë si kafshë, Është shumë e lodhur. Dmth: Këtë kuptoi ai që hante me sy. Por Shurejhu pati për qëllim: Kur ulet është Allahu Ai që e ngre atë përsëri) Prandaj ai ja bëri: Uf, uf. (Dmth: Aha lere se sqenka gjë) Dhe kështu e shpëtoi kafshën prej tij”!

“Fet’hul Bari”/ vëll: 10, fq. 610.

Loading...