Personalitete: Enes ibën Malik

April 1, 2025

Ebu Hamzeh ose Ebu Thumameh Enes ibën Malik ibën Nadër ibën Damdam el Ensari en-Nexhari el Hazrexhi el Basri ishte një sahabi i nderuar.

Ai lindi në vitin e dhjetë pas Hixhretit dhe ishte shërbëtori i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ai ishte një nga sahabët që përcollën hadithe të shumta dhe ishte i fundit prej sahabëve që vdiq në Basra.

Profeti Muhamed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u lut për të duke thënë: “O Allah, shtoja pasurinë dhe pasardhësit dhe fute në xhenet!” Enesi e shoqëroi Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në betejën e Bedrit si një djalosh që i shërbente atij.

Kur Ebu Bekri u bë halif, ai i çoi lajm Enesit dhe e vuri në dijeni se kishte vendosur ta dërgonte në Bahrejn për një detyrë administrative. Ebu Bekri u konsultua me Umerin për këtë çështje, dhe ai i tha: “Dërgoje, sepse ai është i zgjuar dhe shkrues i mirë.” Kështu, Ebu Bekri e dërgoi Enesin në Bahrejn.

Ai ndërroi jetë në vitin 93 pas hixhretit.

 

Përktheu: Rexhep Milaqi

Dosje:

Loading...