Pyetje: Cila ka qenë akideja e Ibn Hazmit?

Pyetje: Cila ka qenë akideja e Ibn Hazmit?

Përgjigje:Ibn Hazmi –Zoti e mëshiroftë-  me  disa nga librat e tij si psh el Muhal-la dhe el Ihkam fi usulil ahkam, i ka shërbyer fesë me një shërbim të hatashëm, pavarësisht se në  fillim të librit el Muhal-la ka gabuar në cështjet e akides, gjë për të cilën do flasim më vonë.Pra, ai i ka shërbyer fesë me një shërbim të hatashëm dhe u ka bërë rezistencë fanatikëve medhheborë bidatcinj.Në mënyrë të vecantë kritikat  e tij ishin të drejtuara tek hanefitë duke qenë ata larg prej Sunetit, si dhe ndaj malikive për shkak se ka jetuar në mesin e tyre, saqë ata i nxitën sundimtarët kundra tij dhe arritën i dogjën librat,ndaj ai u përgjigj me poezi (kuptimi i së cilës është):

Nëse digjni librat, nuk do arrini të digjni përmbajtjen e tyre sepse e kam të memorizuar

(dituria) udhëton me mua kudo që unë shkoj dhe qëndron me mua kudo që qëndroj dhe do varroset me mua në varrin tim

Hiqni dorë nga djegia e letrave dhe fletushkave dhe flisni me dituri që njerëzit ta kuptojnë se kush realisht është ai që di

Ai  ndoshta është treguar  i ashpër me bidatcinjtë dhe njerëzit nuk janë të ambientuar me këtë fakt.Gjithashtu kishte dhe statizëm të tepruar, gjë e cila konsiderohet gabim, sepse ne,  vërtetë jemi të urdhëruar që t`i kuptojmë tekstet  fetare sipas kuptimeve të dukshme dhe të kuptueshme qartë nga pamja e tyre e parë, duke qenë kjo mënyra e shpëtimit nga debatet që njerëzit kanë mes tyre, por  sidoqoftë nëse vjen ndonjë argument që na detyron interpretimin e atij teksti duke lënë kuptimin e parë të dukshëm, interpretimi është obligim. Në fushën e akides ai ka gabuar dhe shumicën e gabimeve të tij i ka përmendur në librin el Faslu fil miheli uen-nihel.Ibn Kethiri në librin e tij el Bidajeh uen-nihajeh, në biografinë e Ibn Hazmit ka thënë: Është për t`u habitur (me këtë person), është statik i ngurtë në adhurime dhe marrëdhëniet civile, ndërsa interpretues në akide.

Pra, ai ka pasur dicka nga akideja e xhehmive, në të cilën nuk lejohet të pasohet. Kurse përsa i përket dijetarit njohës të cështjeve, ai mund të përfitojë përfitim goxha të madh nga libri el Muhal-la, saqë Ibn Abduselami ka thënë: Nuk kisha siguri dhe garanci(të plotë)  në fetvatë që jepja derisa lexova librin el Muhal-la të Ibn Hazmit dhe librin el Mugnij të Ibn Kudames.

(Marrë nga libri Tuhfetul muxhib, fq 212, të shejh Mukbil bin Hadij el Uadi`ij)

Perktheu Shuajb Rexha