Qëndrueshmëria në fe

Shejh Ebu Islam Salih bin Taha Abdulvahid (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Prej mjeteve që e ndihmojnë njeriun të jetë i qëndrueshëm në fenë e tij është pasimi i Kuranit dhe sunetit dhe largimi nga bidatet.

Me të vërtetë pasimi i Kuranit dhe Sunetit sipas kuptimit të të parëve të këtij populli (es-selefus-salih) janë prej mjeteve më të forta të qëndrueshmërisë në fe deri në vdekje. Kanë ardhur argumente të shumta nga Kurani, Suneti dhe fjalët e të parëve tanë të mirë (es-selefus-salih) që urdhërojnë për pasimin dhe ndalojnë nga shpikjet dhe bidatet.

Argumentet nga Libri i Allahut:

Allahu i Lartësuar thotë: “Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë ashtu siç je i urdhëruar. Ashtu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty, e mos i kaloni kufijtë, se Ai me të vërtetë i sheh mirë ato që punoni.” Hud: 112. Ka urdhëruar për pasimin dhe ka ndaluar nga shpikjet dhe bidatet.

 “Ndërsa mëshira Ime përfshin çdo gjë. Atë do t’ua jap atyre që ruhen nga gjynahet e japin zeqatin, atyre që u besojnë shpalljeve Tona dhe atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat, do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit.” El-Earaf: 156-157. Ka urdhëruar për pasimin dhe ka ndaluar nga shpikjet dhe bidatet.

Pasojeni atë, që të jeni në rrugën e drejtë!” El-Earaf: 158.

Thuaju (o Muhamed): Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua[1] që t’ju dojë Allahu dhe t’ua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë.[2]” Al-Imran: 31.

Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë hiqni dorë prej saj.” El-Hashr: 7.

Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhërin e tij që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose të mos i godasë një dënim i dhembshëm.” En-Nur: 63.

Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë,[3] kthejeni atë tek Allahu dhe i Dërguari[4] nëse besoni Allahun dhe Ditën e Fundit.[5] Kjo është më e mira për ju[6] dhe përfundimi më i pëlqyeshëm.[7]” En-Nisa: 59.

Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë) në lidhje me fjalën e Allahut të Lartësuar “… kthejeni atë tek Allahu dhe i Dërguari” thotë: Kthejeni te ajo që ka thënë Allahu dhe i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). “Er-Risaleh” nr. (264).

 

Vijon …..

“Uesailu eth-Thebati ala ed-dijn fi zemen el-fiten.”

Përktheu: Unejs Sheme

—————————————————-

[1] Në të gjitha çështjet e fesë, në ato që ju ndaloj dhe që ju urdhëroj. Kjo është shenja e dashurisë suaj për Allahun.

[2] Taberiu thotë se ky ajet ka zbritur si përgjigje për një delegacion të krishterësh nga Nexhrani, të cilët pretendonin se e donin Allahun dhe e madhëronin Isain (alejhi selam). Atëherë Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) u tha se shenja që ata e duan vërtetë Allahun është që të ndjekin atë dhe shpalljen që i shpallet nga Allahu. Por, sigurisht që kuptimi i ajetit është i përgjithshëm dhe i drejtohet të gjithë njerëzve deri në ditën e Kiametit.

[3] Nëse nuk pajtoheni mes njëri-tjetrit apo mes jush dhe pushtetarëve tuaj në ndonjë nga çështjet e fesë.

[4] Kthehuni tek Allahu dhe i Dërguari i Tij për njohjen e gjykimit të saj. D.m.th. kthehuni tek Libri i Allahut dhe tek Pejgamberi sa të jetë gjallë, kurse pas vdekjes së tij kthehuni tek tradita e tij (suneti) që të mësoni gjykimin për çëshjet në të cilat nuk pajtoheni.

[5] Kjo tregon se kush nuk i kthen tek Allahu dhe tek Pejgamberi çështjet në të cilat ka mospajtim, nuk është besimtar i vërtetë.

[6] Në dynjanë tuaj, sepse kjo gjë ju fton në bashkim dhe lënie të mospajtimit e përçarjes, si dhe është më e mirë për ju tek Allahu kur të ktheheni tek Ai në ditën e llogarisë.

[7] Gjykimi i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij është më i miri, më i drejti dhe më i dobishmi për njerëzit në të gjitha çështjet e jetës së tyre në dynja dhe në kthimin e tyre në botën tjetër.