Rregull i pandryshueshëm: Çdo gjë që përdoret për të kundërshtuar Allahun, ajo ka për tu prishur.
Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Ky rregull është i vlefshëm për çdo gjë që përdoret për të mëkatuar kundër Zotit, sepse Ai ia çrregullon (prish) atij që e kryen atë mëkat.
Nëse dikush e përdor pasurinë e tij për të mëkatuar, Allahu do t’ia prishë pasurinë. Nëse dikush e përdor pozitën e tij për të mëkatuar, Allahu do tia prishë pozitën. Nëse dikush e përdor gjuhën, zemrën ose ndonjë pjesë të trupit të tij për të mëkatuar, Allahu do t’ia prishë ato pjesë edhe nëse ai nuk e ndien prishjen e tyre.
E ku mund të ketë prishje më të madhe sesa prishja e një zemre që është zbrazur nga dashuria për Allahun, frika prej tij, shpresa tek Ai, besimi tek Ai, kthimi tek Ai, qetësia me përmendjen e Tij, shoqëria me Të dhe gëzimi me afrimin ndaj Tij!
A nuk është kjo një zemër që është rrënjosur në prishje dhe i dëmtuari nuk e ndien?
Çfarë prishje më të madhe mund të ketë sesa prishja e një gjuhe që është privuar nga përmendja e Allahut, leximi i fjalës së Tij, këshillimi i robërve të Tij, udhëzimi dhe thirrja e tyre për tek Allahu?
Çfarë prishje më të madhe mund të ketë sesa prishja e gjymtyrëve që privohen nga adhurimi i Krijuesit dhe shërbimi ndaj Tij, dhe nxitimi për të fituar kënaqësinë e Tij?
Për ta përmbledhur; çdo gjë që përdoret për të mëkatuar kundër Allahut, Allahu e prish atë për personin që e kryen atë mëkat.
Një nga mëkatet më të mëdha të mendjes është kur ajo shmanget nga libri i Allahut dhe shpallja që Ai i dha të Dërguarit dhe pasuesve të tij, dhe krahasimi i fjalëve të Allahut me fjalët e të tjerëve. A ekzisron prishje më e madhe sesa prishja e kësaj mendjeje?!
Marrë nga libri: “Es-savaik el murseleh” 1/525.
Dosje: Rregull
Të Ngjashme
- Përdorimi i Pastës së Dhëmbëve Gjatë Agjërimit Lexhnetu Daime
- Reflektim rreth Ngjarjeve që Ndodhin në Vendet Muslimane Dr. Fatmir Strumi
- Përgatitja para hyrjes së muajit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi
- Nata e pesëmbëdhjetë e muajit Shaban – nata e Beraetit Dr. Fatmir Strumi
- Qëndrimi në xhami është adhurim dhe shpërblim i madh Dr. Fatmir Strumi