Rruajtja e kokës apo shkurtimi i flokëve?

Rruajtja e kokës apo shkurtimi i flokëve është nga rituali i haxhit dhe umres?

Transmetohet nga Ibën Umeri (radijAllahu anhuma) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha (u lut): “O Allah! Mëshiroi ata që i rruajnë kokat.” Thanë: O i Dërguar i Allahut, dhe ata që i shkurtojnë (flokët). Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) herën e tretë tha: “(Mëshiroi) Dhe ata që i shkurtojnë (flokët).” Mutefekun alejhi.

Çfarë përfitohet nga hadithi:

  • Ligjshmëria e rruajtjes së kokës dhe shkurtimit të flokëve, por rruajtja e kokës është më e mirë se shkurtimi i flokëve përsa u përket burrave. Ndërsa – sipas konsensusit – grave nuk u lejohet veçse prerja e majave të flokut.
  • Ligjshmëria e rruajtjes së kokës apo shkurtimit të flokëve përfshin të gjithë kokën.

‘Tuhfetul-Kiram Sherh Bulug el-Meram.”

Përktheu: Unejs Sheme