Sa i vertete eshte hadithi: “Mesojeni magjine por mos e praktikoni ate”?

January 15, 2014

Pyetje: Sa i vertete eshte hadithi: “Mesojeni magjine por mos e praktikoni ate”?

Pergjigje: Ky eshte hadith i pa baze, nuk lejohet ti dedikohet Profetit alejhi selam. Hadithi i pa baze tek dijetaret perdoret per dy kuptime: 1- Fjale per te cilen nuk ekziston kurrfare zinxhiri transmetimi, sic ka vepruar vepruar Subki ne librin e tij Tabakat Shafiije el Kubra, kur foli per biografine e Ebu Hamid Gazaliut aty permendi nje kapitull te mrekullueshem duke nxjerre hadithet qe nuk kishin baze ne librin Ihja Ulum ed Din. Numri i ketyre haitheve shkonte ne njemije hadithe pa zinxhir transmetuesish por qe Gazaliu gabimisht ato fjale ia dedikonte Profetit alejhi selam.

Kuptimi i dyte eshte kur ne zinxhir te hadithit qendron nje genjeshtar i cili e ka shpikur vete hadithin, prandaj per te thuhet nuk ka baze ne fjalet e Profetit alejhi selam.
Atehere ky hadith: “Mesojeni magjine” nuk ka baze sipas kuptimit te pare pra nuk ka zinxhir transmetimi.

Sikunder thuhet se ky eshte varg i nje poezie ku nje poet thote: Te njohesh dicka eshte me mire se te mos e dish, prandaj mesojeni magjine dhe mos e praktikoni ate.

Nuk ka njeri qe te mesoje magjine e te jet magjistare vetem se e urdherojne (shejtanet) qe te mohoje Zotin e Madheruar dhe ti pergjigjet keteij mohimi. Per kete arsye Omeri Allahu qofte i kenaqur prej tij thoshte: Gjykimi per magjistarin eshte goditja me shpate. Allahu e di me se miri.
Mesh’hur Hasen Al Selman

Loading...