Pyetje: Sa i vërtetë është hadithi: “Mësojeni magjinë por mos e praktikoni atë”?
Pergjigje: Ky është hadith i pabazë dhe nuk lejohet t’i dedikohet Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Hadithi i pabazë tek dijetarët përdoret për dy kuptime: 1- Fjalë për të cilën nuk ekziston kurrfarë zinxhiri transmetimi, si ka vepruar vepruar Subki në librin e tij “Tabakat Shafiije el kubra”. Kur foli për biografinë e Ebu Hamid Gazaliut përmendi një kapitull të mrekullueshëm, duke nxjerrë hadithet që nuk kishin bazë në librin “Ihja ulum ed din”. Numri i këtyre haditheve shkonte në njëmijë hadithe pa zinxhir transmetuesish, por që Gazali gabimisht ato fjalë ia dedikonte Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Kuptimi i dytë është kur në zinxhir të hadithit qëndron një gënjeshtar i cili e ka shpikur vetë hadithin, prandaj për të thuhet se nuk ka bazë në fjalët e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Atëherë ky hadith: “Mësojeni magjinë” nuk ka bazë sipas kuptimit të parë, pra nuk ka zinxhir transmetimi.
Sikundër thuhet se ky është varg i nje poezie ku nje poet thotë: Të njohësh dicka është më mirë se të mos e dish, prandaj mësojeni magjinë dhe mos e praktikoni atë.
Nuk ka njeri që të mësojë magjinë e të jetë magjistar, vetëm se e urdhërojnë (shejtanët) që të mohojë Zotin e Madhëruar dhe t’i përgjigjet këtij mohimi. Për këtë arsye Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thoshte: Gjykimi për magjistarin është goditja me shpatë. Allahu e di më së miri.
Autor: Mesh’hur Hasen Al Selman
Dosje: Bazat
Të Ngjashme
- Vizatimet e qenieve me shpirt përmes inteligjencës artificiale Udha e Besimtarëve
- Selami: Simbol i Fesë dhe Shkak për Hyrjen në Xhenet Dr. Fatmir Strumi
- Normalizimi i imoralitetit – hap drejt shkatërrimit të shoqërisë Dr. Fatmir Strumi
- Debati dhe polemika – sëmundja që privon nga bereqeti i dijes Dr. Fatmir Strumi
- Kuptimi i sinqeritetit te selefët Dr. Behar Hyseni