Shkaqet që ndihmojnë në largimin dhe braktisjen e mëkateve

November 3, 2010

Nga thëniet e imamit Ibnu Kajjimil Xheuzijeh në librin e tij Tarikatul hixhratejn dhe babus-seadetejn

Durimi ndaj gjynahut, mund të arrihet me shkaqe të ndryshme, prej tyre përmendim:

1) Njohja e robit rreth shëmtisë së mëkatit,poshtërsisë dhe ultësisë së tij, duke qenë i bindur se Allahu e ka ndaluar për të ruajtur dhe mbrojtur njeriun nga gjërat e ulëta dhe të pahijshme, ashtu sic e mbron prindi i dhembshur fëmijën e tij nga gjërat e dëmshme. Ky shkak e nxit njeriun e llogjikshëm që ta braktisë mëkatin edhe nëse nuk i shoqërohet me kërcënimin për dënim.

2) Ndjesia e të pasurit turp nga Allahu. Robi kur bindet për shikimin e Zotit të tij mbi të dhe pozitën e Tij mbi të, duke qenë i publikuar vizualisht dhe akustikisht para Atij që është i cilësuar me cilësinë e turpit, patjetër që duhet të ndjejë turp për të mos rrezikuar zemërimin e Tij.
3) Marrja në konsideratë e mirësive dhe begative që Allahu  i jep robit të Tij, duke ditur se mëkatet i zhdukin mirësitë, sa herë që njeriu mëkaton i eleminohet një mirësi në varësi të madhësisë së mëkatit, e nëse pendohet i kthehet ajo mirësi apo dicka e ngjashme, ndërsa nqs këmbëngul në mëkatin e tij nuk i kthehet ajo e mirë e larguar. Në këtë mënyrë mëkatet vazhdojnë t`i largojnë të  mirat e tij, saqë ndoshta ia largon të gjitha të mirat, duke mos harruar që e mira më e madhe e njeriut është besimi: “ Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa të ndryshojnë vetet e tyre” (er-Rad 11). Psh mëkati i zinasë, i vjedhjes, i pirjes së alkolit, grabitjes, i largojnë mirësitë e robit. Dikush nga selefët ka thënë: Kam bërë një mëkat, ndaj mu pengua namazi i natës për një vit rradhazi. Një tjetër ka thënë: Kam bërë një mëkat dhe për  atë më është penguar kuptimi i Kuranit.

Në lidhje me këtë është thënë poezia:

Nëse je në një mirësi mirëmbaje atë                                   sepse mëkatet i shuajnë mirësitë

Pra, në konkluzion themi se mëkatet janë zjarri që djeg mirësitë ashtu sic zjarri djeg drutë.

E lusim Allahun që të na ruajë nga zhdukja e mirësive dhe nga ndryshimi i selametit.

4) Ndrojtja nga Allahu dhe frika nga ndëshkimi i Tij. Kjo arrihet me bindjen e vërtetë në premtimin e Allahut dhe në kërcënimin e Tij, duke besuar tek Allahu, tek libri i Tij dhe i Dërguari i Tij. Ky mjet forcohet në varësi të diturisë dhe jekinit, ashtu sic dobësohet me dobësimin e tyre. Allahu ka thënë: “ Ata që më së shumti i frikësohen Allahut janë dijetarët” (Fatir 28) Dikush nga selefët ka thënë: Mjafton frika e Allahut si dituri dhe mjafton mashtrimi i vetvetes kundrejt Allahut si injorancë.
5)Dashuria ndaj Allahut, duke qenë shkaku më i fortë në përmbajtjen e vetvetes nga kundërshtimi i Tij, sepse i dashuri i bindet të dashurit të tij. Sa më shumë që forcohet pushteti i dashurisë në zemër, aq më shumë e kërkon bindjen dhe braktisjen e kundërshtimit. Mëkati dhe kundërshtimi ndodhin atëherë kur dobësohet dashuria dhe pushteti i saj. Ka dallim të madh ndërmjet personit që braktis kundërshtimin e zotëriut të tij nga frika e kamzhikut dhe atij që e braktis mëkatin nga dashuria për zotëriun e tij. Në lidhje me këtë ka thënë Umeri radijallahu anhu: Sa rob i mirë është Suhejbi, edhe nëse nuk do e kishte frikë Allahun nuk do e kundërshtonte Atë. Dmth edhe nëse do supozohej se nuk e ka frikë Allahun, në zemrën e tij kishte dashuri për Allahun dhe madhërim për Të, duke qenë e mjaftueshme për ta frenuar nga gjynahu.

I dashuri i sinqertë e ndjen në vetvete mbikqyrjen e të dashurit të tij, që mbikqyr zemrën dhe gjymtyrët e tij. Shenjë e ciltërsisë së dashurisë është ndjesia e kësaj mbikqyrjeje dhe të qënurit prezente me të. Këtu kemi një urtësi që ia vlen të theksohet:dashuria e thjeshtë(e thatë) nuk arrin të shkaktojë këtë ndikim për sa kohë që nuk shoqërohet me madhërimin e të dashurit, sepse nëse do shoqërohej me madhërim dhe vlerësim, kjo do shkaktonte detyrimisht turp dhe bindje. Ndërsa dashuria e thjeshtë e zhveshur nga madhërimi, shkakton vetëm një lloj prehjeje, qetësimi dhe përmallimi por  ndryshon në gjurmët dhe ndikimet që lë pas. Njeriu e inspekton zemrën e tij dhe gjen në të një lloj dashurie për Allahun por e cila nuk është  e mjaftueshme për të braktisur mëkatin, dhe shkaku i kësaj është pikërisht zhveshja e kësaj dashurie nga madhërimi. Nuk ka gjë më të rëndësishme se përjetimi i zemrës së kësaj dashurie të shoqëruar me madhërimin e Allahut. Kjo është nga dhuratat më të mëdha të Allahut që i jep robit të Tij. Kjo është mirësia e Allahut që ia jep kujt të dojë.

6) Fisnikëria e shpirtit,vlera e tij, pastërtia e tij, krenaria e tij dhe dieta e tij  qëndron në përzgjedhjen e veprimeve duke iu larguar  shkaqeve të cilat e ulin personalitetin, fisnikërinë, vlerën e tij dhe e bëjnë të ngjasëm apo të krahasueshëm me njerëzit e ulët.
7) Njohuria e thellë në lidhje me përfundimin e keq të mëkatit,me gjurmët e shëmtuara që lë pas dhe dëmin që shkakton: nxirjen e cehres, errësimin e zemrës, ngushtimin dhe stresimin e saj, dhimbjen dhe pikëllimin, coroditjen dhe hallakatjen, dobësimin në përballjen me armikun(shejtanin, etj), zhveshja nga stolisja, dilema në zgjedhje, braktisja që i bëhet nga Mbrojtësi dhe Përkrahësi, i afrohet armiku i përbetuar, i fshihet dituria për të cilën ai ishte i përgatitur, harron ato që dinte ose së paku i dobësohet memoria detyrimisht, rrezikon të sëmuret në mënyrë të pashpresë, sepse mëkatet e vdesin zemrën,  poshtërohet pasiqë ishte krenar,  robërohet tek armiqtë e tij pasiqë ishte zotërues i lirë që  trembeshin armiqtë prej tij, ia dobëson zbatimin e kontrollit tek ata që ka nën posedim, as të brendshmit nuk i komandon dot sic duhet dhe as nuk e shtrin dot më tej sundimin e tij, i këmbehet siguria me frikë, sepse njerëzit më të frikësuar janë ata më së shumti  bëjnë mëkate, i këmbehet prehja me vetmi, sa më shumë që mëkaton aq më i vetmuar ndjehet, i këmbehet kënaqësia me zemërim, i këmbehet qetësimi, siguria, strehimi, me përzënie dhe largim. Bie në pusin e pikëllimeve, duke ngelur gjithmonë i brengosur, sa herë që shijon një kënaqësi tundohet tek një tjetër që nuk e arrin dot, dhe padyshim, ato që nuk i arrin janë shumëfish më tepër se sa ato që ka mundësi t`i kryejë.Sa më shumë që i shtohet tundimi dhe pafuqia për ta përmbushur atë, aq më shumë i shtohet brengosja dhe pikëllimi i tij. Sa zjarr i rrezikshëm dhe dënues është ky lloj zjarri para se të ndëshkohet me zjarrin e Allahut, i ndezur fort i cili arrin deri në zemra.  Nga pasojat e mëkatit është varfërimi pas pasurisë shpirtërore, sepse ai ishte i pasur me kapitalin e besimit, duke e investuar dhe fituar me të përfitime dhe shpërblime të  shumta.Ndaj  nëse humbet kapitalin e pasurisë  së  tij shndërrohet në  një  të  varfër të  gjorë. Pra, ose do përpiqet që  ta rikuperojë  kapitalin e tij me pendim të  pastër, me përpjekje serioze dhe angazhim ose përndryshe i ka humbur fitimet e mëdha së bashku me kapitalin e tij. Mëkati e pakëson furnizimin, robit i ndalohet rrizku për shkak të  mëkatit. Mëkati e dobëson trupin dhe shëndetin e njeriut. Ia humbet autoritetin dhe ëmbëlsinë   e cehres së  tij, të  cilën e fitoi me adhurime, duke e këmbyer me poshtërim dhe përcmim. Mëkati e  bën  robin të  urryer tek njerëzit dhe e ftoh me ta. Ia humbet gjënë  më  të  cmuar, më  të  vlefshme dhe të  parikuperueshme: kohën. Mëkati e bën armikun(shejtanin) që  ta lakmojë  dhe synojë  atë , madje dhe ta mposhtë , sepse kur e sheh që  i bindet dëshirave me të  cilat kundërshtari e urdhëron, i shtohet lakmia dhe e mendon seriozisht pushtimin dhe rrënimin e tij, duke e konvertuar në  pasues të  tij që  të  jetë  ai kujdestari mbrojtës për të  dhe jo Allahu, mbrojtësi dhe përkujdesësi i vërtetë . Mëkati e nxin dhe e vulos zemrën.Sa herë  që  robi mëkaton i shënohet një  pikë  e zezë  në  zemrën e tij, nëse pendohet i pastrohet zemra e tij,  nëse mëkaton përsëri i shënohet një  tjetër pikë  e zezë , dhe vazhdon në  këtë  linjë  derisa ia mbulojnë  zemrën e tij, kjo është  er-ran (nxirje dhe kllaposje e zemrës). Allahu ka thënë : “ Zemrat e tyre janë  nxirë  për shkak të  veprave që  bënin”(Mutafifin 14).  Mëkati ia humbet ëmbëlsinë  e adhurimit, ndaj kur e kryen atë  nuk ia ndjen gjurmët e dëshiruara:ëmbëlsinë , forcën, shtimin e besimit, logjikimin, lakmimin në  botën tjetër, ndërkohë që adhurimi  i mbjell në  zemër këto ndjenja patjetër.Mëkati e pengon zemrën nga shkëputja prej kësaj dunjaje duke mos e dëshiruar zbritjen në  mejdanin e Gjykimit. Zemra vazhdon që  të  jetë  e coroditur, e përhumbur, derisa papritmas transferohet nga kjo dunja dhe mbërrin në  Ahiret, ndërsa nqs zemra transferohet paraprakisht shpirtërisht në  botën tjetër, e mirëpresin flladet e suksesit dhe të  përkujdesjes nga cdo anë , i përmblidhen cështjet dhe është  i përqendruar, e kryen qëllimin e tij dhe e përgatit furnizimin e nevojshëm për në  Ditën e Ringjalljes. Prandaj për sa kohë  që  nuk transferohet me shpirtin  e tij në  ndjesinë e botës tjetër, atë herë  do përjetojë  lodhje, coroditje, përtaci, mungesë  angazhimi, pasoja të  pashmangshme. Mëkati shkakton braktisjen e njeriut nga Allahu, nga engjëjt dhe nga robërit e mirë . Nëse njeriu e braktis adhurimin e Allahut dhe angazhohet me mëkatet, atëherë  ndëshkohet me braktisjen e Allahut, me braktisjen e engjëjve dhe njerëzve të  mirë .E kundërta ndodh nëse njeriu i drejtohet Allahut, atëherë  dhe Allahu i kushton atij përkujdejse dhe i bën zemrat e njerëzve që  të  kthehen nga ai person. Mëkati thërret nga pas një  mëkat tjetër, duke forcuar njëri tjetrin dhe më  pas thërrasin një  të  tretë , e më  pas një  të  katërt e kështu me rradhë  duke u mbuluar nga mëkatet dhe duke e rrethuar të  këqijat e tij nga të  gjitha anët.
Dikush nga selefët ka thënë : Nga shpërblimi për veprën e mirë  është  suksesi për një  tjetër vepër të  mirë  pas saj, ashtu sic nga ndëshkimi për të  keqen është  veprimi i një  tjetër të  keqeje. Nga pasojat e mëkatit është  humbja e gjërave më  të  dashura dhe më  të  mira se sa kënaqësia e atij mëkati, sepse Allahu e ka bërë  ligj që  të  mos i mundësojë  njeriut të  shijojë  kënaqësitë  e të  ndaluarave në  dunja dhe kënaqësitë  e  Ahiretit sic thotë  i Lartësuari: “ Dita në  të  cilën jobesimtarët do i paraqiten zjarrit dhe u thuhet: Ju i keni shpenzuar të  mirat tuaja në  dunja dhe i shijuat ato” (Ahkaf 20). Ndërsa besimtari nuk i konsumon të  gjitha kënaqësitë  e tij në  dunja, përkundrazi lë  një  pjesë  të  mirë  të  tyre për në  botën tjetër.Ndërsa kafiri i cili nuk beson në  botën tjetër është  shumë  i përkushtuar që  të  shijojë  të  gjithë  pjesën e tij në  këtë  dunja me të  gjitha kënaqësitë .

Njeriu duhet të  jetë  i bindur se veprat e tij janë  furnizimi për botën tjetër dhe mënyra për amshueshmërinë  në  vendbanimin e amshueshëm, e nëse furnizohet me mëkate, kjo do e cojë  në  vendbanimin e mëkatarëve dhe kriminelëve, ndërsa nqs furnizohet me adhurime do përfundojë  në  vendbanimin e të  bindurve të  Allahut dhe të  përkujdesurve prej Tij.

Njeriu duhet të  jetë  i bindur se shoqëruesi i tij në  varr është  vepra e tij, atë  ka mbrojtës, mik që  i shkakton prehje, ndërmjetësues tek Zoti i tij, polemizues dhe debatues në  vend të  tij, ndaj nëse do, le ta ketë  me vete këtë  shoqërues ose nëse do të  kundërtën le ta kthejë  atë  kundra vetes.Njeriu duhet të  jetë  i bindur se veprat e mira e ngrenë  lart robin, ia ngrenë  nivelin, e lartësojnë  drejt Allahut, në  varësi të  lidhjes së  tij me adhurimin do jetë  dhe ngjitja e tij.Po ashtu veprat e këqija e ulin njeriun dhe e tërheqin drejt humnerës, e tërheqin që të  bëjë  pjesë  në  rradhët e njerëzve më  të  ulët, në  varë si të  lidhjes së  tij me ato vepra, është  dhe niveli i zbritjes. Allahu ka thënë : “ Tek Ai ngjitet fjala e mirë  dhe i ngre lart veprat e mira” (Fatir 10) dhe thotë
: “Ata që  përgënjeshtruan argumentet tona dhe u treguan arrogantë ndaj tyre, nuk u hapen portat e qiellit” (Araf 40) pra përderisa nuk u hapën portat e qiellit për veprat e tyre po ashtu nuk u hapen as për shpirtrat e tyre pasiqë  ndahen nga kjo dunja.
Besimtarët , veprues të  veprave të  mira, i kanë  të  hapura portat e qiellit për të  pritur vepart e tyre të  mira që  të  arrijnë  tek Allahu, ndaj janë  të  hapura për shpirtrat e tyre ashtuqë  të  arrijnë  tek Ai dhe të  qëndrojnë  para Tij, Ai i mëshiron dhe urdhëron që emrat e tyre të  shkruhen në  Ilijjin.

Mëkati e bën robin që  të  dalë  jashtë  fortifikatës së  Allahut në  të  cilën nuk humbet kurrë , ndërsa duke mëkatuar del nga kjo fortifikatë  duke u bërë  pre e hajdutëve, kusarëve dhe grabitësve. E cfarë  mund të  pritet për dikë  i cili del nga fortifikata mbrojtëse ku nuk e prekte asgjë  e keqe dhe ekspozohet në  shkretëtirë  të  frikshme, e cila është  vetëm strehë  e hajdutëve dhe kusarëve, si mendoni a do i lënë  gjë  pa grabitur?!

Mëkati shkakton zhdukjen e bereqetit, në  cdo gjë , qoftë  nga të  dunjasë  apo Ahiretit, sepse ashtu sic adhurimi sjell bereqet në  cdo gjë , ashtu dhe më kati zhduk cdo bereqet.

Në  total themi se pasojat e shëmtuara të  mëkateve janë  më  të  shumta se sa mund të  arrijmë  që  të  identifikojmë  prej tyre ashtu sic ndikimet e mira të  adhurimeve janë  më  të  shumta se sa të  mund të  arrijmë  që  t`i përmbledhim. Cdo e mirë  e dunjasë  dhe Ahiretit qëndron në  bindjen ndaj Allahut, ndërsa e gjithë  e keqja  e dunjasë  dhe Ahiretit qëndron në  mëkatimin ndaj Tij.  Në  disa transmetime të  haditheve kudsijeh thuhet: Allahu tha: Kush është  ai që  mu bind Mua dhe përfundoi fatkeq apo kush është  ai i cili më  kundërshtoi Mua dhe u lumturua?!
8) Shkurtimi i shpresave dhe bindja se së  shpejti do transferohet nga kjo dunja, është  si një  udhëtar që  hyri në  një  fshat duke qenë  i vendosur se pas pak kohe do largohet nga aty, ose si një  udhëtar i cili qëndroi nën hijen e një  peme derisa pushoi dhe më  pas u nis përsëri duke e lënë  pas atë  hije. Pra duke qenë  i bindur për kohën e shkurtër të  qëndrimit të  tij dhe afatin e transferimit, do përpiqet të  braktisë  cdo gjë  e cila e rëndon në  këtë  udhëtim të  tijin apo e dëmton ose më  së  paku nuk i bën dobi. I kushton rëndësi transferimit në  mënyrën më  të  mirë  të  mundshme me kushtet që  ka. Nuk ka gjë  më  të  dobishme për njeriun se sa kufizimi i shpresave dhe nuk ka gjë  më  të  dëmshme se sa lënia e gjërave për më  vonë  dhe shpresat e gjata mashtruese.

9) Shmangia e teprimit në  ushqim,pije, veshje, fjetje, shoqërim me njerë zit, sepse thirrësi për në  mëkate buron pikërisht nga tepricat e këtyre faktorëve, sepse ato kërkojnë  rrugëdalje dhe shkarkim, për të  cilat rrugët e të  lejuarës ngushtohen ndaj kapërcen në  të  ndaluarën. Nga faktorët më  të  dëmshëm në  këtë  aspekt është  zbrazëtia kohore(koha e lirë ) dhe papunësia(mos angazhimi me dicka të  dobishme, dunjaje apo Ahireti), kjo sepse shpirti i njeriut nuk e pranon zbrazëtinë , nëse ti nuk e angazhon me dicka të  dobishme atëherë  vetë -angazhohet me atë  që   është  e dëmshme.

10) Shkaku i fundit, i cili është  njëkohësisht përmbledhësi i gjithë  shkaqeve:Rrënjosja dhe qëndrueshmëria e pemës së  besimit në  zemër. Durimi i njeriut kundrejt mëkateve është  në  varësi të  forcës së  besimit, sa më  i fortë  të  jetë  besimi i tij, aq më  i plotë  është  durimi i tij dhe sa më  shumë  që  dobësohet besimi aq më  shumë  dobësohet durimi. Kush e përjeton besimin me mbikqyrjen e Allahut, duke iu larguar të  ndaluarave dhe duke i urryer ato dhe vepruesin e tyre, kush e përjeton besimin me shpresimin në  shpërblim dhe në  xhenet, si dhe duke iu frikësuar ndëshkimit dhe zjarrit, padyshim që  do frenohet dhe do i shërbejë  kjo dituri që  buron nga besimi. Kush mendon se mund të  jetë  i fortë  në  braktisjen e mëkateve pa pasur besimin e rrënjosur në  zemër, e ka gabim. Sa më  shumë  që  forcohet kandili ndricues i besimit në  zemër dhe ia ndricon të  gjitha anët duke shpërthyer drita gjithandej, dritë  e cila përcohet tek gjymtyrët duke i gjallëruar ato dhe duke e përshpejtuar përgjigjen e tyre ndaj thirrjes së  besimit, duke iu dorëzuar me bindje, nënshtrim, pa kurrfarë  rëndese apo pakënaqësie, përkundrazi e kënaqur dhe e gëzuar me këtë  thirrje kur i drejtohet, ashtu sic gëzohet i dashuri me thirrjen e të  dashurit të  tij bamirës nderues. Padyshim që  në  këtë  situatë  e mirëpret thirrjen e tij në  cdo kohë  dhe është  i gatshëm që  t`i përgjigjet me besnikëri.

Allahu përzgjedh me mëshirën e Tij kë  të  dojë , vërtetë  Allahu është  Dhurues i pamasë  i mirësive.

Marrë nga www .sahab.net

Përktheu: Shuajb Rexha

Loading...