Shkrimi i librave është më i dobishëm se mësimdhënia.
Si mendim të drejtë kam parë se dobia e shkrimeve është më e madhe se dobia e mësimdhënies me gojë. Kjo sepse unë mund t’ju flas një numri të caktuar nxënësish, por përmes shkrimeve unë flas me një numër të pallogaritshëm njerëzish që mbase edhe nuk janë krijuar akoma. Argumenti për këtë është se dobia që kanë njerëzit nga shkrimet e të parëve është më e madhe se dobia që ata kanë nga mësuesit e tyre.
Prandaj, dijetari duhet të jepet pas shkrimeve nëse ka prirje për të shkruar gjëra të dobishme, sepse jo çdo njeri që shkruan klasifikohet si njeri i penës. Gjithashtu, nuk synohet vetëm mbledhja e inormacioneve ashtu siç janë, por përkundrazi, ato janë sekrete që Zoti i Fuqishëm dhe i Lartësuar ia zbulon kujt të dojë prej robërve të Tij dhe e udhëzon t’i zbulojë ato. Ai duhet të mbledhë atë që është e shpërndarë, të rregullojë atë që është përzier, ose të shpjegojë atë që është lënë në harresë. Ky klasifikohet si shkrim i dobishëm.
Shkrimi i librave duhet të shfrytëzohet në moshën e mesme, sepse fillimi i ymrit duhet të shfrytëzohet në kërkimin dhe nxënien e dijes, ndërsa fundi i ymrit është lodhja e shqisave dhe mbase i kuptuari dhe arsyeja e tradhëtojnë moshën e tij. Megjithatë, vlerësimi i kësaj bazohet në përvojën dominuese dhe jo se ai e di të fshehtën. Kështu angazhohet dyzet vitet e para për të kërkuar dije dhe për të mësuar përmendësh, pastaj pas dyzet viteve të fillojë me shkrime dhe mësimdhënie. Këtë ai mund ta bëjë nëse ka arritur të mbledhë prej dijes dhe mësimit përmendësh, sepse vetëm në këtë mënyrë do t’i arrijë synimet.
Shkroi: Ibën Xheuzi
Përktheu: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Prezantim i shkurtër mbi Islamin Udha e Besimtarëve
- Këshilla të vyera në kohë sprovash dhe trazirash Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Mjetet e urdhërimit për mirë dhe ndalimit nga e keqja Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Është detyra jonë që t’i ndihmojmë besimtarët Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Cila është metodologjia e grupit të shpëtuar? Shejh Muhamed Xhemil Zejno