Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 1

Përmbledhje e shkurtër në shpjegimin e Librit të Teuhidit

Shejh Salih el Feuzan – Allahu e ruajtë –

 

Parathënie

Lavdërimet absolute janë vetëm për Allahun. Salavatet dhe selamet janë për atë pas të cilit nuk do ketë më Profet.

Ky është një shpjegim i shkurtër i Librit të Teuhidit të Shejhul Islam Muhamed ibn AbdulUehab, Allahu e mëshiroftë. E kam shkruar sipas metodologjisë moderne të teksteve shkollore në mënyrë që të jetë sa më e kuptueshme për fillestarët.

Lus Allahun t’a bëjë të dobishme dhe shkak për përhapjen e dijes dhe përmirësimin e saktësimin e akides.

Paqja dhe lavdërimi qofshin mbi Profetit tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.

 

Salih ibn Feuzan ibn Abdilah el Feuzan

 

Fragment i shkurtër nga jeta e autorit

Ai është Muhamed ibn AbdulUehab ibn Sulejman ibn Alij nga familja El-Meshrif nga fisi i njohur Beni Temim. Ai është Imam i thirrjes selefije në Nexhd (rrafshnalta arabe) dhe më tej.

Origjina, rritja dhe edukimi i tij

Ka lindur në qytezën e Ujejnes pranë qytetit të Riadit në vitin 1115 h. E mësoi Kuranin përmendësh që në vegjëli. U bë nxënës i babait të tij, gjykatësit të Ujejnes në atë kohë, dhe mësoi dijen edhe nga të tjerë prej dijetarëve të shquar të Nexhdit, Medines, Ahsasë dhe Basras.

Mori dije aq sa arriti të bëhet kompetent për thirrjen e tij të begatë në një kohë në të cilën ishin përhapur; bidatet, devijimet, kerkimi i bereqetit nga varret, pemët, gurët etj. Ai (Allahu e mëshiroftë) ftoi në përmirësimin e akides (besimit) dhe dedikimit të plotë të të gjitha adhurimeve vetëm Allahut. Shkroi shumë libra ku prej më të famshmëve është ‘’Libri i Teuhidit’’. Ky libër u përhap dhe u pranua në masë nga dijetarët dhe nxënësit e dijes, të cilët i dhanë shumë rëndësi mësimit dhe shpjegimit të tij. Është libër i mrekullueshëm dhe me dobi madhështore dhe me të Allahu u bëri dobi shumë njerëzve.

Shejhu kaloi gjithë jetën e tij si mësues, thirrës për tek Allahu i Lartësuar, urdhërues për mirë dhe ndalues nga e keqja derisa vdiq në Dir’ijeh pranë qytetit të Riadit në vitin 1206 h. Nga duart e tij dolën një numër i madh dijetarësh dhe imamë të davetit. Allahu ja shpërbleftë dhe e bëftë Xhenetin vendbanimin e tij!

Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi Profetin, familjen dhe shokët e tij!