Pyetësi pyet për leximin e Kuranit nga gruaja me menstruacione? Si duhet të lexojë?
Shejh Salih Sindi (Allahu e ruajttë!): Gruaja me menstruacione, sipas fjalës më të saktë, nuk është e ndaluar të lexojë Kuran.
Por, ajo nuk duhet ta prekë Kuranin ose mos ta prekë direkt atë.
Ajo mund t’i shfletojë faqet duke përdorur lapsin, ose të vesh dorashka, ose të përdorë aparatin telefonik (duke lexuar prej tij), ose iPad-in, sepse ai nuk merr gjykimin e Kuranit.
Pra, nuk ka asgjë të keqe në përdorimin e tij. Allahu e di më së miri!
Shkëputur nga shpjegimi i librit “Tri parimet” Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Vizatimet e qenieve me shpirt përmes inteligjencës artificiale Udha e Besimtarëve
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Zëvendësit e djallit në tokë Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen