Imam Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, thotë:
Namazi është ndihmë për njeriun kur ai e kryen atë në formën e tij të plotë, me një zemër të pranishme dhe me përmbushjen e të gjitha obligimeve që ai përmban. Por namazi i shumicës së njerëzve sot është vetëm namaz gjymtyrësh dhe jo namaz i zemrës.
Pikërisht për këtë arsye, sapo njeriu thotë “Allahu Ekber” dhe hyn në namaz, atij i hapen dyer të mëdha të mendimeve dhe shqetësimeve të kota të cilat nuk i sjellin asnjë dobi. Këto mendime i largohen sapo ai jep selam dhe përfundon namazin.
Ndërsa namazi i vërtetë është ai në të cilin njeriu e ndien se qëndron para Allahut, e kupton se ai është si një kopsht ku gjenden të gjitha frutat e adhurimit. Ky namaz e bën atë të harrojë shqetësimet e tij, sepse është i lidhur me Allahun i Cili është më i dashuri për të.
Për këtë arsye Profeti ﷺ ka thënë: “Gëzimi im më i madh është vendosur në namaz.”
Por nëse një person e fal namazin vetëm si një zakon ndërkohë që zemra e tij është e shpërqëndruar me gjëra të tjera, atëherë ai nuk do ta ndihmojë atë. Ky është një namaz i mangët dhe për këtë arsye efektet e tij në sjelljen dhe jetën e njeriut janë të dobëta, aq sa ai nuk sheh ndonjë ndryshim në vetvete pas faljes.
Siç thotë Allahu i Lartësuar: “Lexo atë që të është shpallur nga libri dhe kryej namazin! Vërtet, namazi të ndalon nga veprat e turpshme dhe të këqija.” | El Ankebut: 45.
Dosje: namazi
Të Ngjashme
- Tekbiri i përgjithshëm dhe tekbiri i kufizuar Udha e Besimtarëve
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së abdesit – 7 – Udha e Besimtarëve
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së abdesit – 6 – Udha e Besimtarëve
- Forma e kryerjes së Umres Udha e Besimtarëve
- Mendimi juridik i imam Malikut dhe metoda e tij në veprën “El Muatta” Udha e Besimtarëve