Si ta dallojmë argumentimin logjik nga ai me tekste fetare?

July 28, 2017

Fetvaja me nr. 8803.

Pyetje: Siç e dimë ekzistojnë argumente logjike dhe argumente nga tekstet fetare, nëpërmjet të cilave pohojmë se Allahu është Krijuesi i njeriut, i jetës dhe i gjithësisë në tërësi. Si ta dallojmë argumentimin logjik nga ai me tekste fetare?

Përgjigje: Lëvdatat ia shprehim Allahut! Salavate dhe selame çojmë për Profetin, familjen dhe shokët e tij!

Në përgjigje të kësaj pyetje themi se argumentimi logjik është ai i cili bazohet në perceptimin e mendjes rreth çështjes së caktuar, si p.sh. argumentimi me prezencën e qiejve, tokës dhe njerëzve për ekzistencën e një Krijuesi të Plotfuqishëm, të Gjithëditur, të Urtë. Ndërsa argumentimi me tekste fetare është ai i cili bazohet në tekstet e Kuranit, librit të Allahut, në tekstet e thënieve profetike, si dhe në vendimet unanime të dijetarëve të Islamit.
Allahu e jep suksesin!

Komisioni i Përhershëm i Fetvave dhe Studimeve akademike:

Abdulaziz bin Bazi

Abdurrezak Afifi

Abdullah bin Ku’ud

Abdullah bin Gudejan

Përktheu: Shuajb Rexha

Loading...