Si të veprojë namazliu në këtë rast?
Shejh Salih ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë ) ka thënë : ” Nëse dikush thotë: Një person ka abdes, dhe përpiqet ta mbajë ujin e hollë dhe gazrat, por nëse e prish abdesin, nuk ka ujë që të marrë abdes, a mund të themi: Kryej nevojën dhe më pas merr tejemum për të falur namazin, apo mund të themi: Falu në gjendjen që je, duke u perpjekur të mbash nevojën?
Përgjigja : Themi kryeje nevojën tënde dhe merr tejemum, dhe mos u fal duke u përpjekur në mbajtjen e jashteqitjes, sepse namazin nëse e fal me tejemum nuk është e papëlqyeshme sipas unanimitetit te dijetareve, ndërsa falja e namazit duke u perpjekur në mbajtjen e saj është e ndaluar , e papelqyeshme, dhe ka prej dijetareve që e ndalojne rrepsisht.
Ata thonë: Namazi nuk pranohet nëse falesh duke u përpjekur në mbajtjen e jashteqitjes, sepse Profeti (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te ) ka thënë : ” Nuk pranohet namazi kur ushqimi është i shtruar dhe kur perpiqesh për të mbajtur jashtëqitjen.”
Sherhul Mumti (3/236)
Përktheu Junus Telezi
Të Ngjashme
- Drejtësia; Themeli i Qëndrueshmërisë së Shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Mashkulli dhe Femra – Vazhdimësia e Njerëzimit Udha e Besimtarëve
- Kur Feja Kthehet në Tifozllëk dhe Fanatizëm Individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Paralajmërimi i shejh AbdulAziz bin Baz nga fitneja e tebdiut dhe texhrihut Dr. Fatmir Strumi
- Prej rregullave dhe dispozitave të kurbanit Dr. Fatmir Strumi