Si veprohet nëse miza bie në ushqim?
Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse miza bie në pijen (apo ushqimin) e ndonjërit nga ju, le ta fundosë atë (në ushqim) e pastaj ta largojë. Ngase në njërin krah të saj gjendet sëmundja dhe në krahun tjetër shërimi (ilaçi).” Hadithin e transmeton Buhariu (3142), Ebu Daudi (3844) dhe Ibën Maxhe (3505).
Ebu Daudi shton: “Ngase ajo (miza) bie me krahun në të cilën gjendet sëmundja.”
Çfarë përfitohet nga hadithi:
-Lejimi i vrasjes së mizës si masë mbrojtëse ndaj dëmit të saj.
-Miza është e pastër dhe nuk ndotet (bëhet e papastër) gjëja në të cilën ajo bie.
-Ligjshmëria e zhytjes së saj në enë kur ajo bie e pastaj largimin e saj, ngase ajo bie me krahun e saj të majtë ndërsa shërimi (ilaçi) gjendet në krahun e djathtë.
-Ndalimi i ngrënies së mizës.
-Uji i pakët nuk ndotet nëse në të bien insekte të cilat nuk kanë gjak të rrjedhshëm, si p.sh.; bleta, grenza dhe merimanga, duke u bërë analogji këtyre me mizën.
“Tuhfetul-Kiram Sherh Bulug el-Meram.”
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Dobi të përfituara nga 40 hadithet e imam Neveviut Salim Et-Tauijl
- Agjërimi i ditës së Ashures Udha e Besimtarëve
- Ndërmjetësimi i madh në ditën e llogarisë Udha e Besimtarëve
- Cilat Ishin Fjalët e Fundit të Pejgamberit? Udha e Besimtarëve
- Çfarë nënkuptohet me prangosjen e shejtanëve në muajin e Ramazanit? Udha e Besimtarëve