Një vëlla nga Siria thotë: Unë kam të afërm (farefis) që më lëndojnë dhe më shqetësojnë, mua dhe familjen time. Dhe unë i kam duruar ata jashtë mase. Tani nuk po i duroj dot më, për shkak të shqetësimeve të mëdha që më sjellin. Ata kanë dy cilësitë më të këqija: Nuk e pranojnë të vërtetën, dhe i nënçmojnë njerëzit. Ka arritur puna deri aty sa gruaja ime është sëmurur me diabet për shkakun e tyre. Ju lutem më jepni një përgjigje (Sh. p.: ndoshta ka për qëllim: më udhëzoni çfarë të bëj), sepse unë kam frikë nga ndërprerja e lidhjeve farefisnore.
Përgjigje: Kjo pyetje është e paplotë, nuk është e qartë si pyetje.
(Sidoqoftë) Hexhri (bojkotimi, largimi prej njerëzve), është dy llojesh: Bojkotim i përgjithshëm, dhe bojkotim i pjesshëm. Lloji më i keq i njerëzve, është ai që ka ardhur me rrugë të saktë nga Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – që thotë: “Njeriu më i keq është ai që i largohen njerëzit për tu ruajtur nga sherri i tij”
Disa njerëz, njerëzit u largohen për tu ruajtur nga e keqja e tyre. Kështu, ai që të sjell të tilla telashe, të lejohet t’i bojkotosh ata pjesërisht. Nuk është e detyrueshme që ti të ulesh me të, ta afrosh, të hash e të pish me të, dhe të përzihesh me të.
Në librin “Et tarikh el kebir” të Bukhariut ka ardhur një hadith hasen (i mirë) ku thotë Profeti – sal lall llahu alejhi ue sel lem: “Ruajini marrëdhëniet tuaja farefisnore qoftë edhe me selam”.
Nuk ke pse largohesh totalisht prej tyre, e as të kesh dashuri absolute për ta, por mbaji lidhjet me ta qoftë edhe duke i përshëndetur ndonjëherë.
Profeti alejhis-selam në hadithin e fundit ka përmendur fjalën “El belel” që do të thotë: të bashkohesh me ta, të përzihesh me ta, në atë masë sa të ruhesh prej sherrit të tyre. Dhe Allahu i Lartësuar e di më mirë.
Dosje: Marrëdhëniet Farefisnore
Të Ngjashme
- “Nuk arrihet dituria me rehatinë e trupit.” Udha e Besimtarëve
- Nuk është domosdoshmëri Udha e Besimtarëve
- Pse njerëzit tregohen të painteresuar nga kërkimi i dijes së dobishme? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve