I treti: Te’uili i përçmuar është ndryshimi i një termi nga një kuptim i mundshëm dhe i besueshëm, në një kuptim tjetër që është më pak i mundshëm për shkak të ndonjë argumenti që lidhet me të. Ky është kuptimi që shumica e dijetarëve të kohëve të fundit synojnë kur interpretojnë tekstet që flasin për cilësitë e Allahut.
Ata – që e praktikojnë këtë lloj te’uili (interpretimi) – e synojnë atë në një përpjekje ekstreme, kinse për të dlirësuar Allahun nga përngjasimi i Tij me krijesat siç pretendojnë. Por ky pretendim është i kotë, sepse duke vepruar kështu ranë në atë prej të cilës po përpiqeshin të largoheshin, ose në diçka shumë më të madhe.
Kur e interpretuan fjalën ‘dorë’ me fjalën ‘fuqi’ synuan t’i iknin pohimit se Krijuesi ka dorë sepse edhe krijesa ka dorë, dhe kështu u ngatërruan nga fjala dorë dhe e interpretuan në kuptimin e fuqisë. Megjithatë, kjo është një kontraditë e qartë që vjen prej tyre. Në interpretimin e fjalës që pohuan duke i dhënë kuptimin e fuqisë, u kërkohet të bëjnë të njëjtën gjë në atë që pretenduan me kuptimin e fjalës që mohuan. E themi këtë sepse edhe njerëzit kanë atributin e fuqisë. Pra, nëse fuqia që pohuan në këtë lloj te’uili është reale dhe e realizueshme, atëherë edhe pohimi se Allahu ka dorë është gjithashtu real dhe i realizueshëm.
Mirëpo, nëse pohimi i dorës nuk është një realitet i realizueshëm sepse nënkupton përngjasimin e Allahut me krijesat e Tij – siç pretendojnë –, atëherë edhe pohimi i fuqisë nuk është i mundshëm dhe as real. Si rrjedhojë, nuk lejohet të thuhet se kjo fjalë (dora) duhet të jetë term i interpretuar, i ndryshuar nga kuptimi më i besueshëm dhe më real në një kuptim tjetër më pak të besueshëm.
Ajo që është vërtetuar nga imamët e selefëve të devotshëm dhe të tjerëve në përçmimin e njerëzve që bëjnë te’uil (interpretim), u referohet atyre që interpretojnë kuptimin e asaj që është e paqartë për ta në një kuptim tjetër që nuk i përshtatet shpjegimit të vërtetë, edhe pse kuptimi i atij termi nuk është i panjohur për njerëzit e tjerë.[1]
Shkëputur nga libri: “Si ta kuptojmë Kuranin?”
Shkroi: Shejh Muhamed Xhemil Zejno
Përktheu: Fatjon Isufi
——————————————————-
[1] Shih librin “Ulum el Kuran” të el Katanit.
Dosje: Kurani
Të Ngjashme
- Rreziku i lidhjes mbas dynjasë dhe harresa e botës tjetër Emin Bilali
- “Njerëzve thuajuni fjalë të mira!” Emin Bilali
- Kuptimi i fjalës “Amin” Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Kush janë emrat e sures El Fatiha? Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Llojet e njerëzve në ditën e gjykimit Shejh Abdurrahman ibn Nasr es-Sadi