U pyet shejhu Abdulaziz bin Bazi: A i lejohet muslimanit që të shoqërojë me makinë në shtëpinë e saj bashkëshorten e vëllait të tij pa praninë e mahremit të saj?
Përgjigje: Nuk lejohet diçka e tillë sepse Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Mos të veçohet një mashkull me një femër përveçse në praninë e mahremit” dhe : “ Mos të veçohet një mashkull me një femër, sepse i treti do jetë shejtani”.Kurse n.q.s në makinë me ta ndodhet një i tretë, qoftë mashkull apo femër, lejohet sepse në këtë mënyrë eleminohet veçimi, përveç nëse është ndonjë situatë e dyshimtë apo e rrezikshme. Në këtë mënyrë zbatohen dhe përputhen të gjitha argumentet fetare njëkohësisht.
(Marrë nga libri: Fetaua el mer`etil muslimeh, fq 558)
Dosje: Vllazëria
Të Ngjashme
- Me çfarë gjuhe do t’u flitet njerëzve në ditën e ringjalljes? Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Cila është mënyra më e mirë e bërjes së tesbihut pas namazeve farz? Udha e Besimtarëve
- Vlerësimi i veprave: nga më e rëndësishmja tek më e dobishmja Shehul-Islam Ibn Tejmie
- A është e saktë shprehja “vdiq parakohe”? Udha e Besimtarëve
- Falja e dy rekateve të hyrjes në xhami afër kohës së ikametit Udha e Besimtarëve