Unaza e martesës.
“Nga Ibni Abbasi – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – përcillet se i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – pa në dorën e një burri një unazë floriri. Ia hoqi (nga gishti), ia hodhi pastaj tha: “Ndonjëri prej jush merr një prush (gacë) zjarri dhe e vendos atë në dorën e tij!?”… (hadithi) Transmeton Muslimi.
Shejkh Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:
“Prandaj nuk i lejohet burrit që të mbajë unazë floriri, e as varëse (zinxhir) floriri, e as të veshë rroba që kanë kopsa (pulla) floriri, e asgjë që është prej floriri. Duhet t’i largohet krejtësisht floririt. Sepse floririn e mban ai që ka nevojë për tu zbukuruar si femra psh, e cila zbukurohet për burrin e saj në mënyrë që ta bëjë për vete. Thotë Allahu i Lartësuar: “A atë që rritet me stoli dhe që është e paqartë në diskutim?! (Të tillën ia atribuoni Zotit si fëmijë!?)” (Zukhruf: 18) Dmth: gratë, ato rriten me stoli dhe edukohen që të zbukurohen (të mbahen të bukura)…
Ndërsa sa i takon argjendit ai s’ka problem. I lejohet burrit të mbajë unazë argjendi, por me kusht që të mos e shoqërojë këtë veprim ndonjë lloj besëtytnie, siç bëjnë disa prej njerëzve të cilët ndjekin zakonet e të krishterëve në çështjen e unazës që e vendosin kur martohen. Tek të krishterët kur burri dëshiron të martohet shkon tek prifti, ai e merr unazën dhe ia vendos me rradhë te gishtat e dorës njëri pas tjetrit, derisa të arrijë te gishti që dëshiron t’ia vendosë. Pastaj thotë: ‘Kjo (unazë) është lidhja mes teje dhe bashkëshortes tënde.’ Nëse burri e vendos unazën me këtë besëtytni, ai është përngjasuar me të krishterët dhe ka besuar një besëtytni të kotë, prandaj nuk i lejohet burrit ta vendosë unazën në këtë lloj forme. Ndërsa nëse vendos një unazë të zakonshme, pa ndonjë lloj besimi, kjo nuk ka problem.
Vendosja e unazës nuk është diçka e pëlqyer (mustehabb), por është nga gjërat që nëse janë të nevojshme bëhen e nëse nuk janë të nevojshme nuk bëhen. Argument për këtë është fakti se i Dërguari i Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem – nuk mbante unazë, por kur i thanë se mbretërit dhe udhëheqësit nuk i pranojnë letrat vetëm se të vulosura, ai vendosi një unazë ku ishte gdhendur: ‘Muhamedi i Dërguari i Allahut’ dhe me të i vuloste letrat.”
Me pak shkurtim nga “Sherh Rijadus salihin, 2/26”
Dosje: Martesa
Të Ngjashme
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij
- Ngrënia në të njëjtën tryezë me atë që pi alkool Udha e Besimtarëve
- A lejohet të betohesh rrejshëm me qëllim që të pajtosh mes dy personave? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz