Vendos përgjues për të zbuluar telefonatat që bën familja?

October 20, 2015

Unë jam pjestar i një familje dhe kam motra e vëllezër të tjerë. Unë përdor një përgjues që inçizon, me qëllim që ti paraprijë të keqes, sepse me këtë mënyrë kam arritur të largoj shumë dëme! Si mendoni për këtë, sepse edhe familja nuk di gjë për përgjuesin?

Kjo pyetje i është bërë shejh IbnUthejminit (Allahu e mëshiroftë) dhe është përgjigjur duke thënë:

Në origjinë unë mendoj se ky veprim nuk lejohet, sepse nuk i takon askujt të spiunojë (përgjojë) dikë tjetër. Për ne është e mjaftueshme pamja e jashtme dhe nëse do të gjurmonim njerëzit, kjo do të na lodhte shumë, do të lodheshin mendërisht dhe shpirtërisht për atë që shohim dhe dëgjojmë.

Allahu i Lartësuar thotë: “Mos e spiunoni njëri-tjetrin.” dhe këtë e thotë pas fjalës së Tij:  “O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin!” [Huxhurat 12].

Por, nëse i zoti i shtëpisë vëren shenja që tregojnë se ndodhin biseda të tilla atëherë ska problem nëse vendos një përgjues në një vend që ata nuk e dinë. Por do i kërkohej që nëse vëren diçka të tillë, të mos i zvarrisë më shumë gjërat, por menjëherë ti qortojë ashpër dhe ti ndalojë. Nëse do ta zvarriste këtë, atëherë do dëgjonte gjëra që nuk do i pejqejnë. P.sh,  nëse merr vesh për ndonjë telefonatë të tillë atëherë duhet të marrë telefonin dhe ta demaskojë menjëherë atë që flet dhe jo ta vonojë këtë për  nesër, pra duhet ti mbyllet rruga që ditën e parë.

Por të fillosh të dyshosh tek njerëzit thjesh me akuza apo vesvese, kjo nuk lejohet! Sikundër, nëse mëson se çeshtja është e rrezikshme, atëherë nuk ka problem të vihet përgjus me qëllim që të vërtetohet rasti  në fjalë.

[Fetvatë e takimeve mujore, Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmin me nr 50].

Përktheu Fatjon Isufi

 

Dosje:

Loading...