Profeti ﷺ ka thënë: “O njerëz, faluni në shtëpitë tuaja! Namazi më i mirë është ai që personi e fal në shtëpinë e tij, përveç atij (namazi) që është i detyrueshëm (farz).”
Gjithashtu, Profeti ﷺ ka thënë: “Falni disa nga namazet tuaja në shtëpitë tuaja dhe mos i ktheni ato në varreza.”
Të dy hadithet janë përcjellë nga Buhariu dhe Muslimi.
➡️ Disa nga dobitë e praktikimit të këtij suneti janë:
– Është praktikë më e sinqertë dhe më larg syfaqësisë.
– Ndihmon në mësimin e namazit për familjen në përgjjthësi.
– Largon djajtë nga shtëpia.
– Mbush shtëpinë me përmendjen e Allahut.
✍ Dr. Abdurrahman bin Salih es Sudejs
Dosje: namazit vullnetar
Të Ngjashme
- Festat jo-islame; Dita e 1 Majit si Shembull Dr. Fatmir Strumi
- Kushtet e Lutjes së Pranueshme Udha e Besimtarëve
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi
- Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit Dr. Fatmir Strumi
- Prej dispozitave të sadakasë së Fitrit Dr. Fatmir Strumi