119/133. (Sahih) Na ka treguar Hisham bin Amar nga Isa bin Junus, nga Sadekah bin el-Muthene en-Nehijju, nga gjyshi i tij Rijah bin el-Harith se e ka dëgjuar Seid bin Zejd bin Amër bin Nufejlin të thotë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ishte i dhjeti i të dhjetëve dhe tha: “Ebu Bekri është në xhenet, Umeri është në xhenet, Uthmani është në xhenet, Aliu është në xhenet, Talha [1] është në xhenet, Zubejri[2] është në xhenet, Sadi është[3] në xhenet dhe Abdurrahmani[4] është në xhenet. I thanë: Cili është i nënti? Tha: Unë.”[5]
120/134. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Beshar se ka thënë: Na ka treguar Ibën Ebi Adij nga Shubeh, nga Husajni, nga Hilal bin Jesaf, nga Abdullah bin Dhalim, nga Seid bin Zejd se ka thënë: Dëshmoj për të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se e kam dëgjuar të thotë: “Qëndro (mos u lëkund) o Hira se sipër teje është një Profet, një i sinqertë dhe një dëshmor.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i përmendi ata: “Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu, Talha, Zubejri, Sadi, Ibën Aufi dhe Seid bin Zejd.[6]“[7]
Përktheu: Unejs Sheme
————————————————————–
[1] Ai është Talha bin Ubejdilah bin Uthman bin Amër el Kurashi et-Tejmij, një nga gjashtë anëtarët e marrëveshjes për paqe ndërmjet muslimanëve dhe idhujtarëve të Mekës, dhe një nga pesë të cilët u bënë musliman për shkak të Ebu Bekrit. Ai prezantoi në luftën e Uhudit dhe tregoi trimëri. U godit me një shigjetë në ditën e luftës së Xhemelit dhe vdiq në vitin 36 hixhri në moshën 64 vjeçare.
[2] Ai është Ez-Zubejr bin el Auam bin Huejlid bin Esed el Kurashi, Ebu Abdullah nga të afërmit e të Dërguarit të Allahut dhe djali i hallës së tij. Një nga gjashtë anëtarët e shuras (konsultës). Ka hyrë në Islam që në moshë të vogël dhe ka marrë pjesë në të dyja shpërnguljet (në Habeshe dhe në Medine). Është vrarë në luftën e Xhemelit në vitin 36 hixhri dhe është varrosur në Basra.
[3] Ai është Sad bin Malik bin Uhejb el Kurashi, ez-Zuhri, Ebu Is’hak bin Ebi Uekas, një nga gjashtë anëtarët e konsultës. Ka transmetuar shumë hadithe nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ka qenë një prej kalorësve më të mirë dhe i pari që ka gjuajtur me shigjetë në rrugë të Allahut. Ka qenë koka që hapi Irakun dhe ishte i njohur për pranimin e duasë që ai bënte. Ka vdekur në El Akik në vitin 55 hixhri dhe u transportua në Medine. Ai ka qenë i fundit që ndërroi jetë nga dhjetë të përgëzuarit me Xhenet.
[4] Ai është Abdurrahman bin Auf bin AbduAuf bin Abdulharith el Kurashi ez-Zuhri, Ebu Muhamed, një nga gjashtë anëtarët e konsultës. Ka hyrë herët në Islam para se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të hynte në shtëpinë e Erkamit. Ka marrë pjesë në të dyja shpërnguljet dhe ka marrë pjesë në luftën e Bedrit e të tjerat pas saj. Vdiq në vitin 32 hixhri në moshën 72 vjeçare.
[5] Ebu Daudi 4650, Tirmidhiu 3748, “Tahrixhu et-Tahauijje”, “El mishkah” 6110, “Er-rauda en-nedir” 425 dhe “Tuhfeh” 4455.
[6] Ai është Seid bin Zejd bin Amër bin Nufejl el Adavi, një nga të parët e Islamit dhe para shtëpisë së Erkamit. Ka bërë shpërnguljen në Medine dhe ka marrë pjesë në luftën e Uhudit e në të tjerat pas saj. Nuk ka qenë në Medine në kohën e luftës së Bedrit dhe nuk ka marrë pjesë në të. Ka vdekur në El Akik në vitin 50 hixhri dhe thuhet pas këtij viti.
[7] Ebu Daudi 4648, Tirmidhiu 3757, “Es-Sahihah” 875 dhe “Tuhfeh” 4458.
Dosje: sahabet