Vlerat e sahabëve dhe të Ibën Abasit

142/163. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed dhe Amër bin Abdullah se kanë thënë: Na ka treguar Uekiu, nga Shubeh, nga Adij bin Thabit, nga El-Berau bin Azib radijAllahu anhu, nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Kush i do ensarët Allahu e do atë, dhe kush i urren ensarët Allahu e urren atë.”[1]

143/164. (Sahih ligajrihi) [2] Na ka treguar Abdurrahman bin Ibrahim se ka thënë: Na ka treguar Ibën Ebi Fudejk, nga AbdulMuhejmin bin Abas bin Sehl bin Sad nga babai i tij, nga gjyshi i tij, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ensarët janë më të afërmit e mi (si kanatjerja e trupit), ndërsa njerëzit janë si rrobat që vishen mbi kanatjere. Nëse njerëzit do të ecnin në një luginë apo qafë mali dhe ensarët do të ecnin në një luginë tjetër, unë do të zgjidhja luginën e ensarëve. Sikur mos të kishte hixhret unë do të isha njëri prej ensarëve.”[3]

Vlera e Ibën Abbasit radijAllahu anhuma

 144/166. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin el-Muthenna dhe Ebu Bekr bin Hal-ladi el-Bahilijju se kanë thënë: Na ka treguar AbdulUehabi se ka thënë: Na ka treguar Khalid el-Hadhau, nga Ikrimeh, nga Ibën Abasi radijAllahu anhuma se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem më shtrëngoi (me krah) dhe tha (u lut): “O Allah! Mësoja atij urtësinë[4] dhe komentimin (shpjegimin) e Librit (Kuranit).”[5]

Përktheu: Unejs Sheme

—————————————————

[1] Buhariu 3783, Muslimi 75, Tirmidhiu 3900, “Es-Sahihah” 991, 1672 dhe 1975, dhe “Tuhfeh” 1792.

[2] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është sahih.

[3] “Es-Sahihah” 1768 dhe “Tuhfeh” 4801.

[4] Ka për qëllim sunetin.

[5] Buhariu tek një pjesë e hadithit me nr. 75, “Er-Rauda” 395,  dhe “Tuhfeh” 6049.