115/129 (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Beshar nga Muhamed bin Xhaferr, nga Shubeh, nga Sad bin Ibrahim, nga Abdullah bin Shedad, nga Aliu radijAllahu anhu se ka thënë: “Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem t’i thotë dikujt; ‘T’u bëfshin kurban babai dhe nëna ime për ty!’ pas Sad bin Malik. Ai i tha ditën e Uhudit: ‘Gjuaj o Sad, u bëfshin kurban për ty babai dhe nëna ime!”[1]
116/130 (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Rumhi nga Lejth bin Sad, nga Hisham bin Amar se ka thënë, nga Hatim bin Ismail dhe Ismail bin Ajash, nga Jahja bin Seid, nga Seid bin el Musejib, nga Sad bin Ebi Uekas të thotë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ditën e Uhudit përmendi të dy prindërit e tij për mua, duke thënë: “Gjuaj o Sad, u bëfshin kurban për ty babai dhe nëna ime!”[2]
117/131 (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed, nga Abdullah bin Idris, daja im Jala dhe Uekiu, nga Ismaili, nga Kajsi, n Sad bin Ebi Uekas të thotë: “Unë jam i pari nga arabët që kam gjuajtur me shigjetë në rrugë të Allahut.”[3]
118/132 (Sahih) Na ka treguar Mesruk bin el Merzubani, nga Jahja bin Ebi Zaideh, nga Hishami, nga Seid bin el Musejib, nga Sad bin Ebi Uekasi se ka thënë: “Askush nuk e ka pranuar Islamin atë ditë që e kam pranuar unë. Kam qëndruar shtatë ditë, ndërsa unë isha i treti[4] që pranova Islamin.”[5]
Përktheu: Unejs Sheme
————————————————–
[1] Buhariu 2905, Muslimi 2411, Tirmidhiu 3755, dhe “Tuhfeh” 10190.
[2] Buhariu 3725, Muslimi 2412, Tirmidhiu 2830, dhe “Tuhfeh” 3857.
[3] Buhariu 3728, Muslimi 2966, Tirmidhiu 2365, “Muhtesar esh-shemail el Muhamedijeh” 114, dhe “Tuhfeh” 3913.
[4] Mbase ai ka pasur për qëllim me dy të tjerët Hatixhen radijAllahu anha dhe Ebu Bekrin radijAllahu anhu, ose Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe Ebu Bekrin radijAllahu anhu. Ose ai (Sad bin Ebi Uekas) ka pasur për qëllim (isha i treti që pranova Islamin) vetëm burrat e lirë (jo robërit) dhe jo fëmijët.
[5] Buhariu 3727 dhe “Tuhfeh” 3859.
Dosje: sahabet