Vlerat e sahabiut të nderuar Talha bin Ubejdilah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij)

February 27, 2017

111/125. (Sahih ligajrihi)[1] Na ka treguar Ali bin Muhamed dhe Amër bin Abdullah el-Eudijju se kanë thënë: Na ka treguar Uekiu se ka thënë: na ka treguar Es-Saltu el-Ezdijju se ka thënë: Na ka treguar Ebu Nadrah: Nga Xhabiri radijAllahu anhu se: Talhah kaloi pranë Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ai tha: “Një dëshmor që ecën mbi sipërfaqen e tokës.”[2]

112/126. (Hasen) Na ka treguar Ahmed bin el-Ez’her se ka thënë: Na ka treguar Amër bin Uthman se ka thënë: Na ka treguar Zuhejr bin Muauijeh se ka thënë: Më ka treguar Is’hak bin Jahja bin Talhah: Nga Musa bin Talhah: Nga Muauijeh bin Ebi Sufjan radijAllahu anhu se ka thënë: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem vështroi Talhan dhe tha: “Ky është ai që e ka përmbushur besëlidhjen e tij (me Allahun që të vdesë në rrugë të Allahut).”[3]

113/127. (Hasen) Na ka treguar Shmed bin Sinan se ka thënë: Na ka treguar Jezid bin Harun se ka thënë: Na ka lajmëruar Is’haku: Nga Musa bin Talhah se ka thënë: Ishim te Muauijeh i cili tha: Dëshmoj se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë: “Talha është prej atyre që e kanë përmbushur besëlidhjen me Allahun (që të vdesë në rrugë të Allahut).”[4]

114/128. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Uekiu: Nga Ismaili: Nga Kajsi se ka thënë: E kam parë dorën e paralizuar të Talhas me të cilën ai mbrojti (nga shigjetat e armikut) të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ditën e Uhudit (betejës së Uhudit).”[5]

Përktheu Unejs Sheme

 

 

[1] Te botimi i shejh Mesh’hur Al Selman është (Sahih).

[2] “Es-Sahihah” (125), Tirmidhiu (3739) dhe “Tuhfeh” (3103)

[3] Tirmidhiu (3202), “Es-Sahihah” (125) dhe “Tuhfeh” (11445)

[4] Tirmidhiu (3202) dhe “Tuhfeh” (11445)

[5] Buhariu (3724) dhe “Tuhfeh” (5007)

Loading...