Zbatimi i premtimit që bëhet në emër të Allahut

December 16, 2015

Zbatimi i premtimit që bëhet në emër të Allahut

Nga Aishja – Allahu qoftë i kënaqur me të – përcillet se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut  – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Kush premton se do t’i bindet Allahut le t’i bindet Atij, dhe kur premton se do ta kundërshtojë Allahun të mos e kundërshtojë Atë” Transmeton Bukhari[1]

“Nedhri” që përmendet në këtë hadith (dhe që ne e përkthyem: “Premtim në emër të Allahut”) është: që njeriu tja detyrojë vetes diçka prej adhurimeve për Allahun, pa ndonjë shkak, si për shembull të thotë: “Është detyrë ndaj meje për Allahun….” apo “Betohem se do të liroj një rob”, apo “Se do të agjëroj kaq ditë”, apo “Do të jap kaq sadekah”. Ose me ndonjë shkak, si psh ta kushtëzojë betimin e tij me ardhjen e dikujt që ka qenë i larguar, apo me shërimin e dikujt, apo me arritjen e diçkaje të gëzueshme, apo me largimin e diçkaje të keqe. Kur t’i realizohet dëshira e tij ai duhet ta çojë në vend premtimin e tij.

Ky hadith përfshin të gjitha adhurimet, kështu ai që betohet se do të kryejë një adhurim të detyrueshëm apo të pëlqyeshëm, është detyrë për të që ta zbatojë betimin e tij, dhe nuk ka “kef-farah” (shlyerje), por zbatimi i premtimit të tij është i patjetërsueshëm. Ashtu siç ka urdhëruar Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – në këtë hadith. Po ashtu Allahu i ka lavdëruar ata që i çojnë në vend dhe i zbatojnë premtimet e tyre kur thotë: “Ata i përmbushin betimet (e tyre)” (Insan: 7).

Sidoqoftë ky lloj betimi është i urryer, për këtë Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “Ai nuk sjell të mira, dhe nuk del veçse nga ai që është koprrac”[2]

Ndërsa sa i takon ‘betimit mëkatar’ (nedhrul ma’sijeh), është detyrë për njeriun që ta lerë gjynahun ndaj Allahut edhe nëse betohet për të. Llojet e tjera të betimet si betimi i lejuar (betimi për të bërë diçka të lejuar), “nedhrul-luxhaxh ue ghadab” (sh.p.: është ai betim që bën njeriu kur është i nevrikosur/ inatosur, që thuhet për të nxitur dikë – apo veten – që të bëjë diçka, apo të mos bëjë diçka, pa pasur për qëllim betimin, e as adhurimin, apo afrimin tek Allahu nëpërmjet tij.) Gjykimi për këto betime është si gjykimi për betimin nëse e thyen atë, dhe për të ka shlyerje sepse ngjason me betimin. Dhe Allahu e di më mirë.

Behxhetu Kulubil Ebrar, Shejh Abdurrahman es Seadi (Allahu e mëshiroftë)

Përktheu Emin Bilali

[1] (6700)

[2] Bukhari (6609) dhe Muslimi (1639).

Loading...