10 ditet e Dhul-Hixhes janë aq te rëndësishme sa Allahu eshte betuar ne to

●Keto dhjete dite te para te Dhul-Hixhes janë aq te rëndësishme sa Allahu eshte betuar ne to duke thene:

وَالْفَجْرِ (1) وَلَيَالٍ عَشْرٍ (2)
“Pasha Agimin! Pasha dhjete ditët!” Surja Fexhr ajeti i pare dhe i dyte.

Ibn Kethiri thote ne tefsirin e tij ne komentimin e këtij ajet: “Dhjete ditët janë dhjete ditët e Dhul-Hixhes. Kjo sipas mendimit te Ibn Abasit radiAllahu anhu, Ibn Zubejrit etj.”

Allahu eshte betuar ne këto dite per te treguar madhështinë e tyre. Allahu betohet edhe ne gjera tjera, betohet ne çfarë te doje dhe ben çfarë te doje sepse Ai eshte Zoti i vetëm qe meriton te adhurohet e ndërsa ne jemi krijesa, robër te Allahut, ne betohemi dhe veprojmë vetëm çfarë na ka urdhëruar Allahu.

Profeti, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me te, ka thene:
من كان حالفًا فليحلف بالله أو ليصمت
“Kush do te betohet, le te betohet ne Allah ose le te heshte.”
Trasmeton Muslimi me nr. 3113.

Pra ne na lejohet te betohemi vetëm ne Allah.

Anis Agovi