AMBICIA E LARTË NË KËRKIMIN E DIJES

AMBICIA E LARTË NË KËRKIMIN E DIJES

Shejh Sad bin Turkij el-Khathlan (Allahu e ruajttë!)

Kërkohet nga muslimani të tregojë kujdes në kërkimin e dijes, në kuptimin e fesë së Allahut të Lartësuar dhe ambicia e tij të jetë lart. Ne jemi në një kohë ku është lehtësuar kërkimi i dijes (për shkak të mjeteve) më shumë se në çdo kohë tjetër. Të parët tanë të mirë merrnin udhë të gjata për kërkimin e dijes. Po ashtu janë shkruar shumë libra në lidhje me kërkimin e dijes.

Xhabir bin Abdilah el-Ensarij udhëtoi nga Medina për në Sham për shkak të një hadithi të vetëm, për të dëgjuar një hadith të vetëm. Këtë histori e ka përmendur Buhariu në “Sahihun” e tij ‘mualikah’  e që merr gjykimin e saktë. Ky udhëtim i mori Xhabirit dy muaj; një muaj për të shkuar në Sham dhe një muaj për t’u kthyer në Medine.

Nëse i thua dikujt se ka mësim apo seminar thotë ‘xhamia është larg’. Shko me makinë, me makinë me kondicioner. Shih se si të parët tanë merrnin udhëtime të gjatë për kërkimin e dijes. Kurse në kohën e sotme ka të tillë që u duket e rëndë shkuarja në tubimet e dijes, apo në mësime apo në seminare, me arsyetimin e largësisë. Edhe pse ky mësim apo seminar është mbahet në të njëjtin qytet.

Po ashtu shumë lehtë mund të shkoj në vendin ku mbahet mësimi me makinë. Kërkohet që të jesh ambicioz në kërkimin e dijes. Ngase dituria nuk i vjen njeriut përnjëherë, porse ajo vjen/arrihet pak e nga pak.

 

Përktheu: Unejs Sheme