Dispozitat e gjakrave te natyrshme tek grate

PARATHENIE

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirë-bërësit! Falenderimi i qoftë Allahut, paqja e shpëtimi qofshin mbi të dërguarin e Allahut, Muhamedin, birin e Abdullahut, familjen e tij, shokët e të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e fundit!

Motra muslimane!

Duke pasur parasysh pyetjet e shumta që u bëhen dijetarëve rreth ciklit të menstruacioneve gjatë adhurimeve, menduam të bëjmë një përmb-ledhje të pyetjeve që përsëriten vazhdimisht, pa u zgjatur shumë dhe shkurt.

Motra muslimane!

Jemi nisur nga dëshira për të përmbledhur këto pyetje e përgjigje me qëllimin që të jenë gjith-monë në dorën tuaj të qarta për vetë rëndësinë që ka shkenca e jurisprudencës në fenë islame dhe që ju, motra të dashura, ta adhuroni Allahun me dije e qartësi.

Vini re!

Ndoshta, kur ta shfletoni këtë material për herë të parë, do të mendoni se disa pyetje përsëriten, por, pasi ta lexoni plotësisht atë, do të shikoni se tek çdo përgjigje mund të gjeni njohuri e dobi të ndryshme.

Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi profetin Muhamed, familjen e tij e gjithë muslimanët besimtarë!

RRETH MENSTRUACIONEVE DHE PROBLEME QE LIDHEN ME TO NE TE FALUR DHE AGJERIM

Pyetje 1

Nëse femrës i ndërpriten menstruacionet (pastrohet) menjëherë pas agimit, a duhet ta agjërojë atë ditë, dhe nëse e agjëron, a i konsiderohet ajo ditë e shlyer apo duhet ta shlyejë herë tjetër?

Përgjigje:

Nëse ajo pastrohet menjëherë pas agimit, atë-herë për agjërimin e saj dijetarët kanë shfaqur men-dime:

Mendimi i parë është se ajo duhet ta agjërojë pjesën e mbetur nga ajo ditë, por asaj nuk i kon-siderohet (llogaritet) dhe duhet ta shlyejë herë tjetër (p.sh. pas ramazanit).

Ky mendim është i njohur e i përhapur sipas Imam Ahmedit (Allahu e mëshiroftë!).

Mendimi i dytë është se ajo nuk duhet të agjë-rojë pjesën tjetër të ditës, sepse agjërimi i saj nuk konsiderohet i saktë për vetë faktin se ajo në fillim ka qenë me menstruacione dhe nuk ishte prej agjë-ruesve. Si rrjedhim, nëse nuk pranohet agjërimi i saj, çfarë dobije do të kishte nëse agjërohej? Koha tjetër e asaj dite, per të nuk është e ndaluar për prishjen e agjërimit, sepse ajo në fillimin e asaj dite nuk e ka pasë agjëruar, duke e pasur të ndaluar një gjë të tillë në ciklin e menstruacioneve.

Po ashtu agjërimi në anën fetare është ai që e dimë të gjithë: Ndërprerja nga ngrënia, pirja e ma-rrëdhëniet seksuale (që vendosen me zemër për adhurimin e Allahut) që nga agimi deri në perën-dimin e diellit.

Siç shihet qartë, mendimi i dytë është më i saktë se i pari. Por të dy palët mendojnë që ajo ditë duhet shlyer herë tjetër.

Pyetje 2

A duhet të agjërojë e të falet femra që e kalon periudhën e lehonisë para 40 ditëve?

Përgjigje:

Po… Nëse femra pastrohet nga lehonia para ciklit 40-ditor, duhet detyrimisht të agjërojë, nëse është muaji i Ramazanit, të falet, e po ashtu bashkë-shortit të saj i lejohet të bëjë marrëdhënie seksuale me të, sepse ajo tashmë është e pastër dhe nuk ka ndonjë arsye që ta ndalojë atë nga agjërimi, falja dhe marrëdhëniet seksuale.

Pyetje3

Nëse femrës që është duke agjëruar muajin e Ramazanit, gjatë ditës i rrjedh ndonjë pikë gjaku nga organi i saj seksual dhe madfe kështu vazhdon gjatë gjithë muajit të Ramazanit që ajo agjëron …. a është i saktë dhe a pranohet agjërimi i saj?

Përgjigje:

Po … Agjërimi i saj është i saktë e i pranu-eshëm, sepse kjo pikë gjaku nuk është prej men-struacioneve.

Sipas transmetimeve, Ali bin Ebi Talibi (i këna-qur qoftë Allahu prej tij!), kur është pyetur për këtë, ka thënë se kjo rrjedhje është e ngjashme me rrjedhjen nga hundët, dhe nuk është menstruacion.

Pyetje 4

Nëse femrës me menstruacione apo lehoni i ndërpritet (menstruacioni apo lehonia) para agimit dhe nuk bën banjo (dush) para agimit, por pas tij, a i konsiderohet i vlefshëm asaj agjërimi?

Përgjigje:

Po … Agjërimi i saj është i vlefshëm, dhe ky rast i ngjan xhunubit (mashkullit që nuk është pastruar) që e zë agimi pa bërë banjo, por agjërimi i tij është i plotë për vetë thënien e Allahut xh.sh.:

“E tani bashkohuni me gratë tuaja dhe kërkoni atë që ka caktuar për ju Allahu, hani e pini derisa të dallohet qartë fija (peri) i bardhë nga ai i zi në agim”.

Pra nëse Allahu na lejon marrëdhëniet seksu-ale derisa të dallohet agimi, atëherë larja (bërja ba-njo) do të bëhet pas lindjes së agimit.

Po ashtu Aisheja (i kënaqur qoftë Allahu prej saj!) na ka transmetuar. “…dhe Profeti (paqja dhe mëshira qoftë mbi të!) gdhihej xhunub duke qenë në agjërim”. Pra ai (paqja qoftë mbi te!) lahej nga xhunubi pas lindjes së agimit.

Pyetje 5

Nëse femra (gruaja që agjëron) e dikton para perëndimit të diellit se po i vijnë menstruacionet, ose ndjen dhimbjen e zakonshme të tyre, por nuk i rrjedh gjak vetëm se pas perëndimit të diellit, a

është i saktë agjërimi i asaj dite nga ajo apo duhet shlyer herë tjetër?

Përgjigje:

Nëse femra (gruaja) e pastër e ndjen se do t’i rrjedhin menstruacionet por ato rrjedhin pas perën-dimit të diellit, atëherë agjërimi i saj për atë ditë është i saktë dhe nuk ka nevojë për përsëritje, nëse është agjërim i detyrueshëm (farz), nuk humbet asnjë nga mirësitë dhe sevapet, por edhe nëse është agjërim që femra e kryen (nafile)vetë për adhurim (shtesë).

Pyetje 6

Nëse gruaja shikon se i rrjedh pak gjak, por ajo nuk është e sigurtë nëse është gjak nga menstrua-cionet, a është agjërimi i kësaj dite i saktë për të?

Përgjigje:

Agjërimi i saj është i plotë (i saktë), sepse ajo nuk konsiderohet me menstrucione derisa t’i qartë-sohen ato.

Pyetje 7

Nëse gruaja sheh herë pas here gjatë ditës gjurmë të vogla pikash gjaku të shkëputura… Ndo-njëherë ajo e sheh këtë gjë në kohën e saj (të men-struacioneve), por ato nuk rrjedhin dhe, ngando-njëherë, e shikon në kohë jo të sajën për menstrua-cione, çfarë mund të themi për agjërimin e saj në të dy rastet?

Përgjigje:

Përgjigjja e kësaj pyetjeje u dha pak më parë, por tani mbetet të themi se, nëse kjo gjë ndodh në ditët e zakonshme të menstruacioneve të saj që ajo (gruaja) i di dhe e konsideron atë të tillë, atëhe-rë ai është menstruacion.

Pyetje 8:

Gruaja që është me menstruacione apo lehoni a ha dhe pi në ditët e muajit të Ramazanit?

Përgjigje:

Po, ajo ha dhe pi, por duke patur parasysh që të hajë fshehurazi nga fëmijët e saj, nëse ka.sepse shikimi i krijon probleme (vështirësi) atyre.

Pyetje 9

Nëse gruaja pastrohet nga menstruacionet apo lehonia në kohën e pasdites (asrit,ikindisë), a duhet që ajo të falë edhe drekën e pasditen (dhuhrin dhe asrin) apo i takon të falë vetëm pasditen (asrin)?

Përgjigje:

E saktë është që ajo (gruaja) duhet të falë ve-tëm pasditen (asrin), sepse nuk ka ndonjë argu-ment që t’i detyroje asaj faljen e drekës (dhuhrit), bile ajo nuk është fajtore për mosfaljen e saj për vetë shkakun se ka qenë me menstruacione.

Po ashtu profeti Muhamed (a.s.) ka thenë:

“Kush arrin qoftë edhe një rekat nga koha e asrit para se të perëndojë dielli, ai e ka mbërritur mbasditen (asrin) të plotë”

Pra nuk përmendet arritja e’ drekës (dhuhrit) dhe nëse do të ishte dreka (dhuhri) e detyrueshme, do ta spjegonte Profeti (a.s.). Po ashtu nëse gruaja

është e pastër dhe pastaj e zënë menstruacionet, pas futjes së kohës së faljes së drekës (dhuhrit), atëherë ajo e ka për detyrë të shlyejë vetëm faljen e drekës (dhuhrit) e jo të pasdites (asrit), megjithë-se dreka bashkohet në të falur me pasditën. Po ashtu, nëse gruaja pastrohet para daljes së kohës së faljes së natës (ishasë,jacisë), asaj i takon të falë ve-tëm jacisë (ishanë) dhe jo mbrëmjen (magribin,akshamin).

Këto shembuj nuk kanë ndonjë ndryshim me atë për të cilin u bë pyetja dhe theksojnë, së fundi, dhe njëherë përse asaj i takon të falë vetëm pasditen (drekën).

Pyetje 10

Disa gra shtatzana dështojnë vetvetiu, ato mund të dështojnë para krijimit të embrionit, ose pas krijimit dhe formimit të tij. Çfarë mund të themi për agjërimin e ditës në të cilën ajo dështon dhe agjërimin e ditëve të tjera (më pas) në të cilat shikon gjak?

Përgjigje:

Nëse embrioni nuk është formuar ende, atë-herë gjaku i gruas nuk është nga lehonia dhe gruaja duhet të agjërojë e të falet, sepse çdonjëri prej tyre (agjërimi e falja) është i saktë.

Nëse embrioni është krijuar (bërë foshnje) atë-herë gjaku i saj është nga lehonia dhe nuk i lejohet asaj të falet e të agjërojë.

Pyetje 11

Rrjedhja e gjakut nga gruaja shtatzanë në ditë Ramazani a e prish agjërimin e saj?

Përgjigje:

Nëse rrjedh gjaku i menstruacioneve kur femra është duke agjëruar, menjëherë agjërimi i saj pri-shet, duke u nisur nga thënia e profetit a.s.: “A nuk është që kur i rrjedhin menstruacionet nuk falet dhe nuk agjëron?”

Për këtë arsye këtë rrjedhje e konsiderojmë nga ato gjëra që e prishin agjerimin. Po kështu edhe rrjedhja nga lehonia e prish agjerimin…

Rrjedhja e gjakut nga gruaja shtatzanë në Ramazan, nëse është nga menstruacionet, është njesoj si menstruacioni i saj, pa qenë shtatzënë, pra e prish agjërimin, e, nëse nuk është prej men-struacioneve nuk ndikon në agjërimin e saj.

Rrjedhja e gjakut nga gruaja shtatzanë, mund të ndodhë që të jetë menstruacion, nëse është i pa-ndërprerë që kur ajo mbeti shtatzënë, sidomos kur asaj i rrjedh në kohën, ditët e veta (që ajo i di) të menstruacioneve. Në këtë rast ajo konsiderohet me menstruacione dhe nuk mund të agjërojë e të falet.

Nëse asaj i ndërpritet rrjedhja e gjakut, pastaj i rikthehet, e më pas shikon gjak që nuk i përket gja-kut të ditëve të saj (të veçanta) të menstruacioneve, atëherë ai gjak nuk është nga menstruacionet dhe nuk ndikon në agjërimin e saj.

Pyetje 12

Nëse gruaja në kohën e menstruacioneve të saj (ditët e saj të veçanta) një ditë shikon gjak e në tjetrën jo, gjatë gjithë ditës… si duhet të veprojë?

Përgjigje:

Pastërtia e saj në atë ditë (gjatë kohës së men-struacioneve) nuk konsiderohet e tillë, sepse ajo

është në kohën e menstruacioneve të saj dhe për këtë fakt ajo konsiderohet e papastër dhe vazhdon të mos falet e të agjërojë. Sipas dijetarëve ajo femër që shikon një ditë gjak e një tjetër jo, duhet të presë deri në 15 ditë, të cilat i konsiderohen asaj si ditë menstruacionesh.

Pyetje 13

Nëse gruaja në ditët e fundit të menstrua-cioneve të saj (para pastrimit) nuk shikon gjurmë (shenja) gjaku, a duhet të agjërojë para se të shiko-jë sekrecionin e bardhë apo jo?

Përgjigje:

Nëse ajo zakonisht nuk është nga ato gra që e shikojnë sekrecionin e bardhë, atëhere duhet të agjërojë, e nëse është nga ato gra që zakonisht e shikojnë sekrecionin e bardhë, atëherë ajo nuk du-het të agjërojë deri sa ta shikojë sekrecionin e bardhë.

Pyetje 14

Çfarë vendimi mund të japim për leximin e Kur’anit (apo thënien përmendësh të tij) nga gruaja që është me menstruacione apo lehoni, në raste nevoje si p.sh., kur gruaja është studente apo mësuese?

Përgjigje:

Për leximin e Kur’anit nga femra me menstru-acione apo lehoni, në rast nevoje (p.sh. kur është studente apo mësuese), nuk ka ndonjë ndalesë , por leximi i Kuranit nga ajo për të kërkuar sevape (mirësi) nuk eshtë i preferueshëm, bile më mirë të

mos ta bëjë këtë, sepse shumica e dijetarëve nuk e quajnë të lejueshme.

Pyetje 19

A duhet që gruaja që ka kaluar menstruacionet t’i ndërrojë rrobat e saj, kur e di me siguri se ato nuk janë të pastra?

Përgjigje:

Nuk është e nevojshme që ajo t’i ndërrojë rro-bat, sepse menstruacionet nuk bëjnë pis (ndot) tru-pin, por vetëm rrobat që e kontakojnë atë. Për këtë gjë Profeti (a.s.), i ka urdhëruar gratë që u ndoten rro-bat e brendëshme nga gjaku i menstruacioneve që t’i lajnë ato mirë e pastaj të falen me to.

Pyetje 16

Disa prej grave i arrin muaji i Ramazanit të dytë por ato nuk kanë shlyer, agjerimin e disa ditëve nga Ramazani i parë. Çfarë detyrash dalin për to?

Përgjigje:

Detyrë e domosdoshme është që ajo të pendo-het tek Allahu për këtë punë që ka bërë, sepse nuk lejohet kurrsesi që shlyerja e ditëve të Ramazanit të vonohet pa ndonjë shkak shumë të fortë, derisa të vijë Ramazani i dytë.

Aisheja (i kënaqur qoftë Allahu prej saj) ka thë-ne: “Kisha për të shlyer nga Ramazani agjërim, por nuk munda ta shlyej atë vetëm se në muajin Sha-ban”. Ky është argumentim që nuk duhet vonuar shlyerja pas Sshabanit që është muaji i fundit para ardhjes së Ramazanit. Ajo duhet të pendohet plotësisht tek Allahu (Madhëruar qoftë!) për atë që ka bërë dhe

pastaj t’i shlyejë ato ditë që ka lënë, pas Ramazanit të dytë.

Pyetje 17

Nëse një gruaje i vijnë (fillojnë) menstruacionet p.sh., në orën 13.00 në drekë dhe ajo nuk e ka falur drekën (dhuhrin), a duhet që ta shlyejë këtë të falur pas menstruacioneve?

Përgjigje:

Për këtë ka  mendime të ndryshme, por më e sakta eshtë që ajo ta falë (ta kompensojë) ketë falje të drekës. Profeti a.s. thotë: “Ai që kap një rekat nga falja, e ka kapur faljen të plotë”.

Po ashtu vetë fakti që ajo është vetëm një namaz i vetëm, tregon se nuk ka vështirësi për kompesi-min e saj.

Pyetje 18

Nëse gruaja shtatzënë shikon gjak, një apo dy ditë para lindjes, a duhet që ta lerë agjërimin dhe të falurin për këtë shkak, apo jo?

Përgjigje:

Nëse gruaja shtatzënë shikon gjak, një apo dy ditë para lindjes dhe ndjen gjithashtu edhe dhimbjet e lindjes, atëherë ai gjak është i lehonisë dhe ajo duhet ta lerë agjërimin dhe të falurin për shkak të

tij

Nëse ky gjak nuk shoqërohet me dhimbjet e lindjes, ateherë ai është gjak çrregullimi, që nuk e ndalon atë nga agjërimi dhe e falura.

Pyetje 19

Çfarë mendimi mund të jepni ju për një grua që përdor pirjen e pilulave në mënyrë që të ndërpresë  menstruacionet që te agjërojë Ramazanin me njerëzit?

Përgjigje:

Unë e qortoj shumë dhe i tërheq vërejtjen asaj gruaje. Pilulat janë shumë të dëmshme e unë per-sonalisht e kam studiuar dhe diskutuar këtë nga ana mjeksore me doktorët.

Kësaj gruaje i themi se menstruacionet janë diçka që e ka caktuar Allahu për vajzat e Ademit a.s., (gjithë gratë), pra ji e kënaqur me atë që ka shkruar Allahu i Lartësuar dhe agjëro, kur nuk të ndalon gjë prej agjërimit, dhe prishe atë, kur ke arësye që të ndalon prej tij, duke qenë e kënaqur me atë që ka caktuar Allahu.

Pyetje 20

Disa grave u vazhdon rrjedhja e gjakut dhe ngandonjëherë i ndërpritet një apo dy ditë e përsëri i rifillon. Çfarë gjykimi do të jepnit per këtë çështje përsa i përket agjërimit, të falurit e adhurimeve të tjera?

Përgjigje:

Ajo që është e njohur tek dijetarët islame është se gruaja që ka kohën e saj të menstruacioneve dhe ajo kohë i mbaron, duhet që të bëjë banjo (la-het) e pastaj të falet e të agjërojë, ndërsa ajo që shikon pas dy apo tri ditësh, nuk është prej men-struacioneve, sepse koha më e shkurtër per past-rim është 13 ditë.

Një pjesë tjetër dijetarësh thonë se kur femra sheh gjak, është me menstruacione e, kur nuk sheh gjë, është e pastër edhe nëse ndër-mjet dy menstruacioneve nuk është  periudha 13 ditore.

Pyetja 21

Si është më mirë për gruan: të falet në netët e Ramazanit në shtëpinë e vet apo në xhami, e, për më tepër, kur në xhami ka predikime e leksione?

Çfarë do t’u sugjeronit ju grave që falen në xhami?

Përgjigje:

Eshtë më mirë që gruaja të falet në shtëpi, për vetë thënien e Profetit a.s.: “shtëpitë e tyre janë më mirë për to”.

Po ashtu, shpesh herë, dalja e grave për nëxhami bëhet objekt diskutimesh, shpifjesh a ngatërresash, kështu që qëndrimi i saj në shtëpi për të kryer faljen është më i vlefshëm se ai i vajtjes në xhami.

Kurse dëgjimi i predikimeve e i këshillave mund t’u sigurohet atyre nëpërmjet kasetave…

Sugjerimi im për ato gra që falen në xhami është që të dalin pa u zbukuruar (pa bërë makia-zhe) e të mos lyhen me parfume.

Pyetje 22

Ç’mendoni për shijimin (provimin) e ushqimit gjatë ditëve të Ramazanit nga një grua që agjëron?

Përgjigje:

Ajo lejohet që ta provojë ushqimin në rast nevoje, por menjëherë duhet që ta pështyjë atë që

shijoi.

Pyetje 23

Një grua që është në periudhën e fillimit të shtatzanisë së saj, goditet në ndonjë aksident apo nga rraskapitja (pamundësia) i abortohet pa dëshirë foshja e saj. A i lejohet asaj ta prishë agjërimin (të hajë e të pijë) apo duhet ta vazhdojë atë? Nëse ajo e prish agjerimin, a kryen ndonjë mëkat?

Përgjigje:

Siç ka thënë Imami Ahmed dhe siç dihet nga të gjithë, gruaja shtatzënë nuk ka rrjedhje menstrua-cionesh, bile gruaja e kupton që ka mbetur shtat-zanë nga ndërprerja e menstruacioneve të saj. Dijetarët kanë thënë se menstruacionet Allahu (Madhëruar qoftë!) i ka krijuar për t’u ushqyer fosh-nja në mitrën e nënës.

Nëse gruaja mbetet shtatzanë, asaj i ndër-priten menstruacionet, por ka disa gra që u vazh-dojnë menstruacionet si zakonisht kur nuk janë shtatzanë. Ky menstruacion, konsiderohet i plotë (i vërtetë) sepse ai vazhdon pa u ndikuar nga shtat-zania dhe, si rrjedhim, e ndalon gruan nga çdo adhurim që e ndalon edhe menstruacioni para shtat-zanisë.

Gjaku që rrjedh nga gruaja shtatzanë është dy llojesh:

I pari është ai i menstruacioneve që vazhdojnë edhe pas shtatzanisë, ashtu si para saj. Kuptohet nga ky lloj se shtatzania nuk influencon tek ai.

I dyti është ai gjak që rrjedh (del) në mënyrë të papritur nga gruaja shtatzane për shkak të ndonjë aksidenti, mbajtja e ndonjë peshe të rëndë, rënia nga ndonjë vend etj. Ky gjak nuk është gjak men-struacionesh dhe nuk e ndalon gruan nga falja e

agjerimi, bile ajo konsiderohet e pastër dhe duhet t’i bëjë adhurimet.

Nëse kemi të bëjmë me një aksident prej të cilit del jashtë barkut barra e saj (foshnja), atëherë themi atë që kanë thënë dijetarët: Nëse foshnja del dhe shihet në të krijimi dhe forma e njeriut, atëherë gjaku që i rrjedh gruas pas daljes së tij është nga lehonia dhe ajo duhet ta lerë të falurën, agjerimin dhe burri i saj nuk duhet të bëjë marrëdhënie sek-suale me të, derisa t’i kalojë periudha e lehonisë (të pastrohet).

Nëse foshnja që del nuk është krijuar, e for-muar, atëherë nuk kemi të bëjmë me lehoni, por me gjak të prishur që nuk e ndalon gruan nga e falura, agjërimi etj…

Dijetarët kanë thënë se koha më e shkurtër për formimin e foshnjes është 81 ditë.

Abdullah bin Mesudi (i kënaqur qoftë Allahu prej tij!) na tregon se Profeti i sinqertë (a.s.), u thoshte shokëve: “Krijimi i foshnjës në mitrën e në-nës fillon duke qëndruar 40 ditë spermë, pastaj kthehet në embrion (përzihet me gjak), pastaj kthe-het në copë mishi duke marrë formën, pastaj në të dërgohet një engjëll prej Allahut që i jep (i frymë-zon) atij shpirtin. Këtu engjëlli është i urdnëruar t’i shënojë katër gjëra fëmijes: rizkun (furnizimin, kis-metin) e tij, moshën që do të jetojë, punën e tij dhe veprat dhe a do të jetë i mjeruar (fatkeq) apo i lum-tur” (Transmetuar nga El-Bukhari dhe Muslimi).

Zakonisht krijimi e formimi i foshnjës nuk mund të dallohet para 90 ditësh sipas dijetarëve.

Pyetje 24.

Një grua që ka agjëruar gjithmonë, por nuk i ka kompensuar (shlyer) ditë’t e Ramazaneve që nuk ka agjëruar (për shkak të menstruacioneve). Ajo tani kërkon sugjerim se ç’ka duhet të bëjë.

Përgjigje:

Ne na vjen shumë keq dhe na dëshpëron shu-më që ndodh një rast i tillë në mes të grave besim-tare. Ky rast do të thotë të kesh lënë shlyerjen (kom-pensimin) e agjerimit të ditëve të muajit të Ramaza-nit, që janë të detyrueshme. Kjo gjë është bërë ose nga injoranca e gruas, ose nga moskujdesi dhe përta-cia. Të dyja këto janë vërtetë fatkeqësi, sepse injo-ranca ka ilaç shërues mësimin dhe pyetjet, ndërsa moskujdesi dhe përtacia kanë ilaç shërues devocionin për Allahun e Lartësuar dhe frikën nga ndëshkimi i Tij e dëshirën për atë që Ai kënaqet.

Kjo grua duhet që të pendohet tek Allahu e t’i kërkojë ndjesë Atij për atë punë që ka bërë e pastaj të kryejë sipas mundësisë agjërimin e ditëve që ka lënë. Me këtë riparohet gabimi i saj dhe i lutemi Allahut, shpresojmë tek Ai, që ta pranojë pendimin e saj.

Pyetje 25

Çfarë i sugjeroni një gruaje që e zënë men-struacionet pas futjes së kohës së të falurit: a duhet ta kompensojë (ta fali) pasi të pastrohet (pas men-struacioneve)?

Gjithashtu nëse pastrohet para daljes së kohës së të falurit?

Përgjigje:

Së pari, gruas që i vijnë menstruacionet pas futjes së kohës së të falurit i del detyrë që ta falë këtë kohë falje, pasi të pastrohet, duke u nisur nga thënia e Profetit (a.s.): “Kush kap (arrin) një rekat nga e falura, e ka arritur të falurën plotësisht”.

Pra, nëse gruas menjëherë pas një kohe në të cilën mund të falë, qoftë dhe një rekat të vetëm, i vijnë menstruacionet, atëherë i del detyrë që ta falë (shlyejë) këtë të falur pasi të pastrohet.

Së dyti, nëse gruaja pastrohet (i ndërpriten menstruacionet) para daljes së kohës së të falurit, ajo duhet ta falë atë kohë falje. P.sh, nëse ajo pas-trohet para lindjes së diellit, qoftë edhe për një mo-ment, rekat, ajo duhet ta kompensojë (shlyejë) faljen e agimit (fexhrit); nëse ndodh e njëjta gjë pa-ra perëndimit duhet ta kryejë (kompensojë) faljen e pasditës (asrit); nëse ndodh e njëjta gjë para mesit të natës, duhet ta shlyejë faljen e natës (ishasë) e, nëse pastrohet pas mesit të natës, nuk e ka detyrë ta falë natën (ishanë), por duhet të falë agimin (fexhrin), kur ti vijë koha.

Allahu xh.sh., në Kur’an thotë: “Dhe kur të qe-tësoheni, kryejeni të falurin, e falura është detyrë mbi besimtarët që duhet kryer në kohë të caktuar”.

Pra kuptohet qartë që falja ka kohë të caktuar dhe nuk lejohet që njeriu ta vonojë të falurën apo ta kryejë para kohës së saj.

Pyetja 26

Një person thotë se ka një nënë me moshë 65 vjeçare, e cila ka 19 vjet që ka lindur fëmijën e fundit. Ajo ka tre vjet që ka rrjedhje gjaku dhe është në pritje

të Ramazanit. Ç’mund t’i këshilloni asaj, dhe të tjerave që mund të jenë si ajo?

Përgjigje:

Për këtë grua dhe të tjerat që i zë gjakderdhja e vazhdueshme, duhet që ato ta lënë faljen dhe agjë-rimin në atë periudhë që i kanë pasë zënë men-struacionet zakonisht përpara se t’i ndodhte kjo rrjedhje e pandërprerë. P.sh., nëse ka qenë zakoni i saj që menstruacionet t’i vinin çdo fillim muaji, për një periudhë 6-ditore, atëherë ajo duhet të qëndrojë çdo fillim muaji për periudhën 6-ditore pa u falur e pa agjëruar. Kur kjo periudhë mbaron, ajo duhet të bëjë banjo, të falet e të agjërojë, duke patur para-sysh që ajo, pas futjes së kohës së të falurit të detyruar apo që dëshiron vetë të falë shtesë, duhet të bëjë larjen mirë e plotësisht të organit të saj sek-sual, e ta mbulojë (ta lidhë) atë me ndonjë rrobë (garza) për të mos u njollosur rrobat e tjera, pastaj të marrë abdes dhe të falet.

Për vetë vështirësinë që ka kjo punë i lejohet asaj (gruas) që t’i falë dy kohëfalje(namaze) bashkë, njëra pas tjetrës. Pra ajo mund të falë drekën dne pas-diten në një kohë (dhuhrin e asrin), e po ashtu mbrëmjen dhe natën (magribin dhe ishanë), ndërsa falja e agimit (fexhrit) bëhet vetëm e nuk lejohet bashkimi me ndonjë falje tjetër.

Kështu kjo grua, punën që do ta bënte pesë herë në ditë, e bën tri herë.

E përsëris dhe një herë që kur të kërkojë të fa-let, të lajë mirë organin e saj e ta mbulojë me garza e pastaj të marrë abdes e të falet, duke patur para-sysh që faljet nuk do t’i shkurtojë, por do t’i falë ash­

tu siç janë; drekën 4 rekatë, pasditen 4, mbrëmjen 3, natën(jacinë) 4 e agimin 2.

Pra i lejohet asaj që të bashkojë dy të falura siç i përmendëm më sipër (t’i falë njëra pas tjetrës) p.sh.,në kohën e faljes së drekës të falë edhe pas-diten, ose në kohen e pasditës të falë drekën dhe pasditën. Po kështu mund të veprojë edhe me mbrëmjen e natën.

Asaj nuk i lejohet shkurtimi i të falurit e, nëse dëshiron që të falë ndonjë falje shtesë, po ashtu duhet të bëjë pastrimin e sipërpërmendur.

NGA DISPOZITAT E PASTERTISE NE TE FALUR

Pyetje 27

Është një lëng që rrjedh nga organi seksual i femrës (i bardhë apo i verdhë qoftë), a konsiderohet i pisët apo i pastër? A duhet të merret abdes nëse ai rrjedh pa ndërprerë? Çfarë gjykimi do të jepnit ju për këtë du-ke patur parasysh se shumë prej grave apo vajzave të reja e konsiderojnë këtë një lagështi të natyr-shme që nuk e bën të nevojshme marrjen abdes për këtë shkak?

Përgjigje:

Sipas studimeve (informimeve) lëngu që del nga mitra e femrës dhe jo nga organet urinare  të saj është i pastër, por megjithatë ai e prish abdesin sepse nuk ështe kusht që ai të jetë i pisët për të prishur abdesin. P.sh., gazrat që dalin nga njeriu gjithashtu e prishin abdesin. Pra nëse gruaja që ka abdes ndjen këtë rrjedhje lëngu, atë-herë abdesi i saj bëhet i pavlefshëm dhe duhet te marrë përsëri.

Duhet patur shumë parasysh që nëse ky lëng rrjedh vazhdimisht atëherë ai nuk e prish (bën të pavlefshem) abdesin dhe gruaja merr abdes pasi futet koha e faljes dhe e fal atë kohë, qoftë e dety-rueshme (farz) apo shtesë që e bën vetë (nafile), lexon Kur’an etj.

Ky pra është gjykimi, që ky lëng nga pikëpamja e pastërtisë është i pastër, por në lidhje me ab-desin ai e prish atë. Nuk e prish abdesin vetëm në-se është i vazhdueshëm.

Gruaja që ka një gjë të tillë duhet të ketë para-sysh që të marrë abdes vetëm pas futjes së kohës së të falurit. Nëse rrjedhja e lëngut të saj është me ndërprerje dhe zakonisht asaj i vjen kjo -rrjedhje në kohët e të falurit, atëherë ajo duhet ta vonojë kryerj-en e faljes (brenda afatit të kohës së faljes) për në një kohë kur rrjedhja i ndërpritet.

Përsa i përket sasisë së kësaj rrjedhjeje duhet të themi se nuk ka dallim, shumë apo pak, të dyja e prishin abdesin.

Për mendimin që kanë disa gra se ky lëng nuk e prish abdesin unë nuk di ndonjë fakt përveç atij të Ibn Hazmit (Allahu e mëshiroftë!). Ai ka thëne se ky lëng nuk e prish abdesin, por ai nuk ka për-mendur asnjë argument për thënien e tij. Nëse ai do të kishte ndonjë argument nga Kur’ani, Suneti apo sahabet (shokët e Profetit) atëherë do të kihej parasysh kjo.

Pra së fundi e porosisim motrën (gruan) që të ketë frikë Allahun dhe të kujdeset për pastërtinë e saj, sepse e falura nuk pranohet pa pastërti edhe nëse falesh 100 herë, bile shumë prej dijetarëve thonë se ai që falet pa u pastruar, ka bërë mohim. Kjo për arsye të talljes me ajetet e Allahut të Lartësuar.

Pyetje 28

Nëse një grua që ka këtë rrjedhje të vazhdu-eshme merr abdes për të falur faljen e detyru-eshme (farz), a i lejohet asaj të falë çka dëshirë shtesë (nafile) apo leximi i Kur’anit me këtë abdes,

deri sa të vijë koha e faljes tjetër të detyrueshme (farz)?

Përgjigje: Po.

Pyetja 29

A i lejohet po kësaj gruaje që të falë me abde-sin e agimit (fexhrit) edhe faljen e duhasë (paradites)?

Përgjigje:

Jo. Kjo sepse falja e duhasë ka kohën e saj të veçantë, kështu që duhet marrë patjetër abdes pas futjes së kohës së saj.

Po ashtu, kjo grua i ngjan asaj që shikon rrjedhje gjaku jo në kohën e saj të menstruacionit, dhe për këtë grua Profeti a.s. ka urdhëruar që të marre abdes për çdo të falur.

Pyetje 30

A i lejohet po kësaj gruaje që të falet pas mesit të natës (falje shtesë që i bën vetë) me abdesin e faljes së jacisë (ishasë)?

Përgjigje:

Jo. Nëse ka kaluar mesi i natës duhet përsëri-tur abdesi.

Eshtë thënë gjithashtu se nuk është i nevoj-shëm abdes i ri dhe kjo është më afër të saktës.

Pyetje 31

Kur është koha e fundit për faljen e ishasë (jacisë) dhe si mund ta dimë këtë?

Përgjigje:

Koha e fundit e saj është mesi i natës dhe kjo mund të njihet (dihet) duke e ndarë kohën që nga perëndimi i diellit deri në agimin e tij në dy gjysma kohe. Gjysma e parë është ajo me të cilën mbaron edhe ishaja (falja e jacisë) dhe mbetet gjysma tjetër deri në agim.

Pvetja 32

Nëse gruaja që ka këtë rrjedhje, por të ndër-prerë, merr abdes dhe, pasi e kryen atë, pikërisht para faljes i rrjedh lëng përsëri, çfarë duhet të bëjë?

Përgjigje:

Nëse rrjedhja është me ndërprerje, ajo duhet të presë derisa të vijë koha në të cilën i ndërpritet rrjedhja; e nëse nuk ka ndonjë gjëndje (moment) të qartë për këtë, p.sh, një herë rrjedh e një herë tjetër jo, atëherë ajo duhet të marrë abdes pas futjes së kohës së faljes dhe të falet.

Pyetja 33

Çfarë duhet të bëjë gruaja nëse rrobat apo tru-pi i saj ndoten nga rrjedhja e këtij lëngu?

Përgjigje:

Nëse lëngu rrjedh nga mitra është i pastër dhe nuk e ndot atë, por nëse rrjedh nga organet urinare (veshkat) ai duhet të pastrohet patjetër.

Pyetje 34

Përsa i përket abdesit, në lidhje me këtë rrje-dhje, a është e mjaftueshme vetëm larja  e pjesëve (gjymtyrëve) të abdesit?

Përgjigje:

Po, mjafton kjo, nëse lëngu është i pastër, pra ai rrjedh nga mitra dhe jo nga organet urinare (veshkat).

Pyetje 35

Çfarë mund të themi që nuk është transmetuar ndonjë hadith nga Profeti a.s. që të na tregojë prish-jen e abdesit nga ky lëng, duke ditur se gratë e asaj kohe ishin gjithmonë të angazhuara për të kuptuar çështjet e fesë së tyre?

Përgjigje:

Sepse rrjedhja e këtij lëngu nuk i vjen çdo gruaje.

Pyetje 36

Çfarë duhet të bëjë ajo grua që nuk merr ab-des për shkak të injorancës së saj?

Përgjigje:

Ajo duhet të pendohet tek Allahu dhe të pyesë njerëzit që dinë për këtë çështje.