Gjëja e parë me të cilën fillon thirrja

Gjëja e parë me të cilën fillon thirrja

Shejh Sulejman er-Ruhajli (Allahu e ruajttë!): Kur Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e dërgoi Muadhin radijAllahu anhu në Jemen i tha: “Ti do të shkosh te një popull që janë prej ithtarëve të librit (ehlul-kitabi). Prandaj gjëja e parë tek e cila do i ftosh ata është që ta veçojnë Allahun me adhurim.” Ky hadith gjendet te dy librat autentik të haditheve, te Buhariu dhe Muslimi.

Në një transmetim tjetër: “Le të jetë gjëja e parë tek e cila do i ftosh ata dëshmia la ilahe il-lAllah ue enne Muhameden rasulullah – Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Allahut.”

Pra, teuhidi është: Përmbushja e dëshmisë la ilahe il-lAllah ue enne Muhameden rasulullah – Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Allahut.

Prandaj kur përmendet teuhidi në tekstet apo në gjuhën e dijetarëve, me të është për qëllim teuhidi uluhije –teuhidi i adhurimit.

“Sherh kitabi et-teuhid” të imamit Muhamed bin Abdulvehab (Allahu e mëshiroftë!). Mësim i mbajtur në xhaminë e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Përktheu: Unejs Sheme