O njerëz! Adhuroni vetëm Allahun dhe mos i shoqëroni asgjë Atij

O njerëz!

Adhuroni vetëm Allahun dhe mos i shoqëroni asgjë Atij

 

Allahu i Madhëruar thotë: “Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës.” El-Maide, 72

Allahu i Madhëruar në këtë ajet na tregon për rrezikun e shirkut, shokvënia, dhe se çdokush që bën shirk dhe vdes në këtë gjende vendi i tij do të jetë Zjarri i Xhehenemit duke qenë në të përgjithmonë.

Dobitë që përfitohen nga ajeti:

E para: Rreziku i shirkut dhe se ai është mëkati më i madh. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “A doni t’ju tregojë për mëkatet më të mëdha?” Sahabët thanë: Po, o i Dërguari i Allahut. Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Shirku (shokvënia)…” Shënon Buhariu me nr (2654) dhe Muslimi me nr. (88).

E dyta: Shirku është padrejtësia më e madhe. Allahu i Madhëruar thotë: “(Kujtoje) kur Lukmani i tha të birit, duke e këshilluar: “O djali im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim)! Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe”. Lukman: 13

E treta: Allahu i Lartësuar ia ka ndaluar mushrikut hyrjen në Xhenet dhe vendi i tij është Zjarri. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dërgoi një person të thërrasë te njerëzit: “Në Xhenet do të hyjë vetëm muslimani.” Shënon Buhariu dhe Muslimi

Në një tekst tjetër: “besimtari”. Sahih

E katërta: Disa dijetarë kanë thënë se Allahu i Lartësuar nuk e fal shirkun e vogël, sepse ai është brenda në fjalën e Allahut: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij.” En-Nisa: 48. Këtë mendim ka zgjedhur dhe dijetari i Islamit Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!).

E pesta: Besimi se Xheneti dhe Zjarri janë të vërtetë. Xheneti është vendi që Allahu ka përgatitur për robërit e Tij besimtarë ndërsa Zjarri është vendi i jobesimtarëve.

Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme