Pasimi i udhës së besimtarëve shkak për të hyrë në Xhenet

August 19, 2016

 Cilësitë e banorëve të xhenetit

-Pasimi i udhës së besimtarëve-[1]

 

Shejh Ebu Islam Salih bin Taha Abduluahid (Allahu e ruajttë!): Robër të Allahut! Për besimtarët ekziston një udhë e cila të shpie drejt kënaqësisë së Allahut të Madhëruar dhe drejt xhenetit. Po ashtu jobesimtarët kanë rrugë e cila të shpie për te kënaqësia e shejtanit dhe drejt zjarrit. Allahu Lartësuar në Librin e Tij na e ka sqaruar udhën e besimtarëve me një sqarim shumë të qartë, i ka ftuar robërit e Tij që ta ndjekin atë (udhë) dhe i ka njoftuar ata se kush e ndjek atë (udhë) do të arrijë në xhenet.

Po ashtu Zoti ynë i Lartmadhëruar na e ka sqaruar qartë rrugën e kriminelave (mëkatarëve), i paralajmëroi robërit e Tij ndaj (rrezikut të) saj dhe i njoftoi ata se kush ndjek rrugën e tyre, ai do të mbërrijë në kënaqësinë e shejtanit dhe zjarrin e xhehenemit.

E gjithë kjo -o robër të Allahut- me qëllim që kush duhej të vdiste, të vdiste me prova të qarta dhe, kush duhej të mbetej gjallë, të jetonte me prova të qarta. Në mënyrë që njerëzit mos të kenë asnjë argument ndaj Allahut ditën e Kiametit.

Robër të Allahut!

Banorët e xhenetit iu përgjigjën Zotit të tyre dhe pasuan udhën e besimtarëve, u përqëndruan fort në të deri në vdekje dhe fituan xhenetit gjerësia e të cilët është sa gjerësia e qiejve dhe tokës.

Por, pyetja që na del tani është: Kush janë besimtarët që Allahu Lartësuar na ka urdhëruar që të ndjekim udhën e tyre?

Përgjigja: Ata janë shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nga muhaxhirët dhe ensarët dhe ata që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim. Allahu  Madhëruar thotë: “Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu ka përgatitur për ata kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore!” Et-Teube, 100

Na bëhet e qartë -o robër të Allahut- nga ky ajet se sahabët nga muhaxhirët dhe ensarët dhe kushdo që ndjek udhën e tyre, Allahu Lartësuar është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Të. Dhe Allahu Lartësuar ka përgatitur për ta xhenetet nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ndërsa kush ndjek rrugën e kriminelave (mëkatarëve) dhe merr rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, përfundimi i tij është zjarri i xhehenemit. Allahu Madhëruar thotë: “Këdo që e kundërshton të Dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e Xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!” En-Nisa, 115

Allahu Madhëruar në përshkrimin e muhaxhirëve, të ensarëve dhe të atyre që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim, thotë: “Një pjesë e plaçkës i takon edhe mërgimtarëve të varfër, të cilët u përzunë nga vendlindja dhe pasuritë e tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut dhe duke ndihmuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pikërisht ata janë besimtarët e sinqertë. Ndërsa ata që banojnë në Medinë dhe që e kanë pranuar besimin qysh më parë, i duan mërgimtarët që vijnë në Medinë dhe në zemrat e tyre nuk ndjejnë kurrfarë rëndimi, për atë, që u është dhënë atyre, por duan t’u bëjnë më mirë mërgimtarëve sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues. Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” El-Hashr, 8-10

Robër të Allahut!

Kush dëshiron xhenetin, atëherë le të ndjekë udhën e shokëve të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, sepse ata kanë qenë në të vërtetën e qartë. Ata e adhuronin Allahun e Madhëruar duke mos e tepruar apo mangësuar, qëndronin te argument, e ai është “Allahu ka thënë”, dhe “I Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë”.

Robër të Allahut!

Pasimi i udhës së besimtarëve është shkak për hyrjen në xhenet. Por, dijeni o robër të Allahut, se ekzistojnë disa armiq ndaj kësaj metodologjije, të kësaj rruge dhe udhe që të shpie te kënaqësia e Allahut dhe xheneti. Kështu që, po u tregoj se cilët janë këta armiq në mënyrë që të bëni kujdes.

Armiku i parë: Jobesimtarët.

Ata dëshirojnë që t’i largojnë (pengojnë) njerëzit nga kjo udhë. Siç thotë Allahu madhëruar: “Nëse i bindesh shumicës së njerëzve që gjenden në tokë, ata do të të shmangin nga rruga e Allahut.” El-Enam, 116

Jobesimtarët shpenzojnë pasuritë e tyre ditë-natë për t’i larguar (penguar) njerëzit nga udha e Allahut të Lartësuar. Allahu na ka njoftuar në lidhje me këtë duke thënë: “Në të vërtetë, jobesimtarët e shpenzojnë pasurinë e tyre për t’i penguar njerëzit nga rruga e Allahut. Ata do ta shpenzojnë atë, por në fund ajo do jetë vetëm dëshpërim për ta, sepse do të jenë të mundur. Ata që nuk besojnë, në Xhehenem do të tubohen.” El-Enfal, 36

I Madhëruari thotë: “Mohuesit u thonë besimtarëve: “Ndiqni rrugën tonë e ne atëherë do t’i mbartim gjynahet tuaja!” Por ata nuk do të jenë në gjendje të mbartin nga gjynahet e tyre; në të vërtetë, ata janë gënjeshtarë.” El-Ankebut, 12

Armiku i dytë: Njerëzit me pozitë (eprorët) dhe paria prej prijësve të humbjes.

Allahu Madhëruar thotë: “Ditën, kur fytyrat e tyre do të rrotullohen në zjarr, ata do të thonë: “Ah, sikur t’i ishim bindur Allahut dhe të Dërguarit!” Dhe do të thonë: “O Zoti ynë, ne iu bindëm parisë tonë dhe eprorëve tanë, por ata na shmangën prej rrugës së drejtë.” El-Ahzab, 66-67

Prijësit e humbjes i ftojnë njerëzit për në rrugën e kriminelave (mëkatarëve). Allahu Lartësuar thotë: “Ata që nuk besojnë, thonë: “Ne nuk do të besojmë kurrsesi në këtë Kuran, as në ato që janë zbritur para tij”. Eh, sikur t’i shihje keqbërësit duke dalë para Zotit të tyre dhe duke shkëmbyer akuza me njëri-tjetrin. Të dobëtit do t’u thonë atyre që madhështoheshin: “Sikur të mos ishit ju, ne do të ishim besimtarë”. Ata që madhështoheshin, do t’u thonë atyre që i quanin për të dobët: “Vallë, ne ju penguam nga udhëzimi i Allahut, kur ju erdhi juve?! Jo, por ju jeni keqbërës!” Ndërsa të dobëtit do t’u thonë atyre që madhështoheshin: “Nuk është kështu! Ju keni komplotuar natë e ditë, duke na urdhëruar, që ta mohonim Allahun dhe t’i vishnim Atij (zota të tjerë) të barabartë me Atë”. Dhe ata do ta fshehin pikëllimin, kur ta shohin dënimin. Ne do të vëmë vargonj në qafat e atyre që mohuan. A do të ndëshkohen ndryshe, veçse sipas asaj që kanë bërë?!” Es-Sebe, 31-33

Armiku i tretë: Shejtani i mallkuar.

Allahu Madhëruar në gjuhën e shejtanit ka thënë: “Për shkak se Ti më flake tej, unë do t’u zë pritë njerëzve në rrugën Tënde të drejtë.” El-earaf, 16

I Madhëruari thotë: “Djalli ua paraqiste të bukura sjelljet e tyre, duke i larguar nga rruga e drejtë, prandaj nuk ishin të udhëzuar.” En-Neml, 24. Shejtani i largon (pengon) njerëzit nga udha e Allahut dhe nga kjo metodologji.

Armiku i katërt: Pasimi i dëshirave.

Allahu Lartësuar thotë: “dhe mos shko pas dëshirave dhe tekave, se ato të largojnë nga rruga e Allahut!” Sad, 26

Armiku i pestë: Shoqëruesi (Karini) dhe shoku i keq.

Allahu Lartësuar thotë: “Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin! Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik! Ai më ka larguar nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!” Në të vërtetë, djalli e braktis gjithmonë njeriun në çastin e nevojës.” El-Furkan, 27-29

 

“El-Akidetu el-Evvelen” vëll. 3

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Me disa shkurtime.

Loading...