Pyetje : Çfarë mendimi keni për namazin pas një imami të një xhamie që quan qafire qeverinë e këtij vendi, a lejohet namazi pas tij?
Përgjigje : Nëse ajo çka thua është e vërtetë dhe është e sigurt se ai i quan qafira udhëheqësit tanë në këtë shtet, atëherë nuk duhet të falemi pas tij. Elhamdulilah! Kërkuesit e dijes janë të shumtë dhe drejtoria që merret me çështjet e xhamive është e gatshme ta pushojë atë dhe ta zëvendësojë me dikë tjetër. Por, e gjithë çështja qëndron mbi faktin se a është e vërtetë fjala që përmende apo është vetëm thashethem me të cilin nuk mund të gjykojmë.
Pyetje : A lejohen sulmet vetëvrasëse dhe a gjenden kushte që duhet te plotësohen që ato të jenë të sakta?
Përgjigje : La haule ue la kuvete il-la bil-lah![1] Pse duhet vetëvrasja[2] duke qenë se Allahu i Madhëruar thotë : “Dhe mos vrisni vetët tuaja sepse Allahu ndaj jush është mëshirues. Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hedhim atë në zjarr të fortë. Kjo është e lehtë për Allahun”[3] Prandaj nuk i lejohet askujt që të vrasë vetveten, por duhet të kujdeset për të në mënyrën më të mirë…. Dhe nuk gjykohet për këdo që vret veten se ai është shehid!
Në kohën e Profetit (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të), në njërën prej luftërave, gjendej me muslimanët një trim i guximshëm që luftonte në rrugë të Allahut. Njerëzit filluan ta lavdëronin duke thënë : “Askush nga ne nuk e bën dot atë që bën filani!”; Profeti (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) tha : “Ai është në zjarr”
Kjo gjë qe e rëndë për Sahabët. Si mundet që ky person që nuk po lë njeri të gjallë prej jobesimtarëve të jetë në zjarr?! Atëherë, dikush prej sahabëve i shkoi pas atij për ta vrojtuar. Luftëtari trim u plagos, derisa më në fund, nga dhimbjet që kishte, vendosi dorezën e shpatës në tokë, majën e saj lart dhe u mbështet mbi të për të vrarë veten.
Thotë sahabi që e vrojtoi : “Të vërtetën ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të), sepse ai nuk flet sipas mendjes së vetë”[4]
Pse hyri në zjarr duke qenë se bëmat e tij ishin të lavdërueshme? Sepse ai vrau veten dhe nuk duroi, prandaj nuk i lejohet askujt që të vrasë veten dhe duhet të largohet nga çdo gjë që e çon në këtë përfundim.[5]
Perkth. Mirandi Shehaj
[1] ) Përmendja e kësaj shprehjeje nga shejhu tregon për gabimin e madh që bëjnë të tillë njerëz. Kuptimi i saj është “S’ka ndryshim e as fuqi për ndryshim veçse nga Allahu”
[2] ) Ka thënë dijetari i nderuar dhe muhadithi i madh Albani (Allahu e mëshiroftë) : “Sulmet vetëvrasëse që ndodhin në kohën tonë janë të gjitha të palejuara, madje të gjitha janë haram. Ato mund të jenë që vepruesin e tyre ta lejnë përjetësisht në zjarr, e as që mund të konsiderohen adhurim dhe afrimitet ndaj Allahut!… këto sulme vetëvrasëse nuk janë aspak islame”
Ka thënë dijetari i nderuar Muhamed bin Salih El Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) : “Përsa i përket asaj që veprojnë disa njerëz që mbartin mbi vete aparate shpërthyese dhe me to shkojnë tek jobesimtarët dhe kur gjenden mes tyre i shpërthejnë ato, s’ka dyshim se kjo është vetëvrasje (haram), Allahu na ruajt nga të tilla veprime”
[3] ) Sure Nisa ; ajeti 29-30
[4] ) Transmeton Buhari ; nr 2742 dhe shejhu nuk e ka përmendur këtë transmetim fjalë për fjalë por me kuptim.
[5] ) Sh.p. pyetja e pestë dhe përgjigjja e saj janë marrë nga libri “El Exhuibel mufijde an esiletil menahixhil xhedijde” (Përgjigje të dobishme për pyetjet rreth metodave dhe rrugëve të reja) të vet autorit, Allahu e ruajt!
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen