Pyetje: Gruaja ime, Allahu e mëshiroftë, ndërroi jetë dy javë para se të shkruaja këtë pyetje, dhe ajo i kishte borxh shtatë ditë agjërimi të cilat nuk i agjëroi nga Ramazani i kaluar për shkak të ciklit mujor. Ajo vdiq para se të mund t’i kompensonte ato. A mund t’i agjëroj këto shtatë ditë në vend të saj? Por duhet të dini se unë e kam një muaj që nuk e kam kompensuar. A duhet ta agjëroj fillimisht atë që kam borxh, pastaj të agjëroj pjesën e mbetur të agjërimit të gruas?
Përgjigje: Nëse situata është ashtu siç e përshkruat, atëherë duhet të agjërosh fillimisht ditët që ke borxh, pastaj të lejohet të agjërosh ditët që ka lënë pa agjëruar gruaja jote. Sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse një person vdes dhe ka borxh ditë nga agjërimi, të afërmit e tij duhet t’i agjërojnë në vend të tij.” I afërmi je ti në këtë rast.
Komisioni i përhershëm i fetvave 9/261:
Shejh Abdul Aziz Ibën Baz
Shejh Abdul Azizi Ibën Abdullah Al Shejh
Shejh Bekr Ebu Zejd
Përktheu: Fatjon Isufi
Dosje: Bazat
Të Ngjashme
- Namazi i Personit të Vetëm pas Safit Dr. Fatmir Strumi
- Paralajmërimi nga ndjekja e të metave të njerëzve dhe cënimi i privatësisë së tyre Dr. Behar Hyseni
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Mashkulli dhe femra – Vazhdimësia e njerëzimit Dr. Behar Hyseni
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije