1. Zogjtë s’kanë magazina e as frigorifer për të ruajtur ushqimet, por çdo ditë kanë furnizimet që u duhen. Kjo sepse ata i mbështeten Allahut (dhe se Allahu ka marrë përsipër të furnizojë çdo krijesë që ka krijuar. Ai është Furnizuesi i çdo krijese, prandaj bëj shkaqet për të fituar jetesën dhe mbështetju Allahut si zogjtë.)
2. Nuk është e rëndësishme të përmendesh apo të hysh në histori sepse ka pasur profetë që s’kanë hyrë në histori, dhe kjo s’është aspak e rëndësishme. Allahu s’i ka përmendur ata në Kuran: “… dhe të Dërguar që nuk të kemi treguar gjë për ta.” As Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem s’i ka njohur e madje s’ua ka ditur as emrat, por kjo s’e ul aspak pozitën e tyre tek Allahu e as shpërblimin madhështor që i pret. Ebu Bekri dhe Umeri janë zotërinjtë e banorëve të Xhenetit përveç profetëve (ata janë më lartë).
3. Mos thuaj ”u prish dynjaja”, ”u shthur kjo botë’, e mos u frikëso për veten e as për fëmijët e tu, por bëj shkakun më të madh për mbrojtje e cila është duaja. Lutju Allahut sepse Atë s’e pamundëson asgjë dhe askush. Allahu ka fuqi për gjithçka. Asgjë s’është e vështirë për Allahun e Madhëruar prandaj lidhe zemrën (shpresat) tënde me Zotin e botëve. Kërkoji ndihmë Allahut dhe mos u bëj i paaftë.
4. Disa prej ibadive (grup i devijuar me pikëpamje tekfirije) që kam debatuar me ta, thonë: “Sikur muslimani tërë jetën të falë namaz, të agjërojë, të japë zekat, të bëjë haxhin dhe të jetë vepërmirë, por para se të vdesë pi vetëm një cigare apo vjedh vetëm një fije shkrepse, ai është i përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit d.m.th. është pabesimtar.” Kjo ngase ata e konsiderojnë të dalë nga feja atë që bën qoftë dhe një gjynah. Sipas tyre Xheneti është vetëm për ibaditë dhe profetët! (Kjo që të kuptosh rrezikun e devijimit dhe të ekstremizmit e të paditurisë.) Ata kanë arritur deri aty sa Uthmanin dhe Aliun i quajnë qafira, edhe pse Profeti sal-lallahu alejhi ue sel-lem i ka përgëzuar ata me Xhenet.
Përktheu: Emin Bilali
Dosje: Lutja
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve