Pyetje: Kush është për qëllim me veprat e mira që mbeten tek fjala e Allahut të Lartësuar kur thotë: “Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote. Por veprat e mira që mbeten gjithmonë janë më të mira tek Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë. | El Kehf: 46.
Përgjigje: Falënderimet i përkasin vetëm Allahut!
Shejh Muhamed Emin Shenkiti, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Të gjitha fjalët (mendimet) e dijetarëve rreth veprave të mira që mbeten bashkohen në një pikë të përbashkët, se me to janë për qëllim ato vepra të mira të cilat e kënaqin Allahun duke filluar me pesë namazet farz, sikurse është transmetuar nga një grup prej të parëve tanë të mirë si: Ibën Abasi, Said ibën Xhubejri, Ebu Mejsere dhe Umer ibën Sherhabili. Më pas vjen dhikri me fjalët; SubhanAllah (i pa të meta është Allahu i dlirë), Elhamdulilah (falënderimet i përkasin Allahut ), La ilahe ila Allah (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut), Allahu ekber (Allahu është më i madhi), ue la haule ue la kuuete ila bilah el Aliiji el Adhiim (nuk ka ndryshim nga një gjëndje në një tjetër dhe as fuqi vetëm se me Allahun, të Lartësuarin, më Madhështorin).
Me këtë mendim janë shumica e dijetarëve (konsensusi i tyre) dhe në përputhje me këtë mendim janë përcjellë edhe thënie profetike të sakta prej Ebu Said el Hudriut, Ebu Derdasë, Ebu Hurejrës, Nu’man ibën el Beshirit dhe Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre .
Për ta përmbledhur, Shenkiti thotë: Veprat e mira që mbeten janë fjalë (term) gjithëpërfshirëse që përfshin pesë namazet dhe pesë fjalët e lartpërmendura, si dhe të gjitha ato fjalë apo vepra që e kënaqin Allahun e Lartësuar. Ato me të vërtetë i mbeten vepruesit (thënësit) të tyre pa u asgjësuar dhe pa humbur, ashtu sikurse ndodh me bukuritë e jetës së kësaj bote.
Kjo për faktin se ato janë vepra të mira të cilat janë kryer në përputhje me mënyrën që Allahu i Lartësuar është i kënaqur prej tyre.
Marrë nga libri: “Eduaul bejan ” 4/ 119 -120.
Përktheu: Naim Bilibashi
Dosje: tefsir, veprat e mira
Të Ngjashme
- Rreziku i lidhjes mbas dynjasë dhe harresa e botës tjetër Emin Bilali
- “Njerëzve thuajuni fjalë të mira!” Emin Bilali
- Kuptimi i fjalës “Amin” Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Kush janë emrat e sures El Fatiha? Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Llojet e njerëzve në ditën e gjykimit Shejh Abdurrahman ibn Nasr es-Sadi