Shndërrimi i ambienteve të argëtimit në xhami!
Pyetje: A lejohet blerja e ambienteve që përdoren për argëtim me pije alkolike e me vallëzime dhe ti shndërrojmë në xhami?
Përgjigje; Falenderimi i takon Allahut!
Po, lejohet blerja e këtyre ambienteve dhe shndërrimi i tyre në xhami. Sepse kjo përfshin përdorimin e tyre për diçka më të mirë se ajo për të cilën janë marrë dhe janë përdorur më parë. Ligësia nuk është cilësi e përherëshme e këtyre vendeve në vetvete, por ajo ka egzistuar për shkak të asaj për të cilën janë përdorur. Pra, nëse këto ambiente përdoren për diçka të mirë, ligësia e tyre zhduket dhe ato transformohen në vende të mirësisë.
Fetvatë e Komisionit të Përhershëm 6/233
- Përktheu: Arjan Haskasa
Dosje: transformim, Xhamitë
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen