Qentë që sulmojnë dhe hanë bagëtinë konsiderohen grabitqarë, andaj ata duhen vrarë për të evituar rrezikun dhe dëmin që paraqesin. Aisheja përcjell se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Katër krijesa janë të gjitha të dëmshme. Ato vriten në vendet e pashenjta dhe në vendet e shenjta; fajkoi, korbi, miu dhe qeni grabitqar.” Buhariu dhe Muslimi.
Dijetarët e komisionit të përhershëm kanë thënë: “Nuk ka asgjë të keqe në vrasjen e qenit të dëmshëm që është grabitqar ose i tërbuar, duke bërë kujdes që të mos vriten qentë e padëmshëm.“ (Fetava lexhneh ed daimeh 26/201.)
Janë pyetur dijetarët e komisionit të përhershëm: Një ditë hasa në disa qen që kishin sulmuar një tufë delesh. Unë i vrava ata dhe e shpëtova tufën e deleve. Më pas, edhe pse nuk e dija se kujt i përkisnin ato dele, i mora dhe i futa në një vend të sigurt aty pranë dhe i lashë.
Përgjigja e tyre ishte: Nëse është ashtu si po thua atëherë ti ke bërë një punë të mirë. Ti nuk ke bërë mëkat sepse ke shpëtuar pronën e vëllaut tënd nga shkatërrimi. Për këtë veprim do të shpërblehesh nga Allahu, inshaAllah! (Fetava lexhneh ed daimeh 26/205.)
Përktheu: Rexhep Milaqi
Dosje: vrasja e qenit
Të Ngjashme
- Mashkulli dhe Femra – Vazhdimësia e Njerëzimit Udha e Besimtarëve
- Kur Feja Kthehet në Tifozllëk dhe Fanatizëm Individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Paralajmërimi i shejh AbdulAziz bin Baz nga fitneja e tebdiut dhe texhrihut Dr. Fatmir Strumi
- Prej rregullave dhe dispozitave të kurbanit Dr. Fatmir Strumi
- Festat joislame – Dita e 1 Majit Dr. Fatmir Strumi