Nëse namazi është vullnetar atëherë kjo çeshtje është më e gjerë. Nuk ka problem nëse e ndërpret atë kur trokasin në derë. Ndërsa farzi (namazi obligativ) nuk lejohet të ndërpritet vetëm nëse është diçka shumë e rëndësishme e cila mund t’i humbasë, e nëse mundet lajmërimi duke thënë “SubanAllah” në rastin e meshkujve apo duke rrahur shuplakat te gratë, në mënyrë që ta kuptojë ai që është te dera se i zoti i shtëpisë është i zënë me faljen e namazit. Në këtë rast është e mjaftueshme siç thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Nëse dikujt i afrohet dikush në namazin e tij, le t’i lajmërojnë duke thonë ‘SubhanAllah’ meshkujt apo të rrahin shuplakat femrat”.
Nëse mundet që t’i tregojë atij që po troket në derë se ai është i angazhuar me namaz me rrahjen e shuplakave në rastin e femrës dhe me thënien ‘SubhanAllah’ në rastin e mashkullit, veprimi i kësaj mjafton që të mos e ndërpresësh namazin. Por nëse kjo gjë nuk mjafton për shkak të largësisë apo për shkak të mos dëgjimit, nuk ka problem t’a ndërpresësh për shkak nevoje te namazi vullnetar në veçanti. Ndërsa në namazin obligativ lejohet ndërprerja e tij në rast domosdoshmërie nëse i frikësohet ikjes së asaj gjëje jetike. Më pas duhet t’a përsëris namazin nga e para.
Marrë nga: “Mexhmu el fetaua”.
Autor: Shejh Ibën Baz
Përktheu: Bledar Lika
Dosje: ndërpreja e namazit
Të Ngjashme
- Me çfarë gjuhe do t’iu flitet njerëzve në ditën e ringjalljes? Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Cila është mënyra më e mirë e tesbihut pas namazeve farz? Udha e Besimtarëve
- Vlerësimi i veprave nga më e rëndësishmja tek më e dobishmja Shehul-Islam Ibn Tejmie
- A është e saktë shprehja “Vdiq parakohe”? Udha e Besimtarëve
- Falja e dy rekateve të hyrjes në xhami afër kohës së ikametit Udha e Besimtarëve