Renditja e shenjave të mëdha të Ditës së Kijametit

September 2, 2024

? Renditja e shenjave të mëdha të Ditës së Kijametit, ashtu siç i përmend shejh Salih Al-Shejh në shpjegimin e tij mbi veprën “Et-Tahavije”, është si vijon:

? E para që do të ndodhë është shfaqja e Dexhallit.

? Më pas do të zbresë Isa, biri i Merjemes, nga qielli.

? Pastaj do të dalin Jexhuxhët dhe Mexhuxhët.

? Më pas do të ndodhë një fundosje në lindje, një fundosje në perëndim dhe një fundosje në Gadishullin Arabik.

? Pastaj do të lindë dielli nga perëndimi.

? Më pas do të dalë kafsha dhe do të shfaqet përpara njerëzve në mëngjes.

? Pastaj do të shfaqet tymi.

? Më pas do të dalë zjarri që do t’i mbledhë njerëzit në tokën e tubimit.

? Sa i përket renditjes së tymit, nëse ai do të ndodhë para lindjes së diellit nga perëndimi apo pas saj, ka mospajtime mes dijetarëve. Megjithatë, më e dukshmja është ajo që përmenda në renditje!

Fatjon Isufi

Dosje:

Loading...