Pse njerëzit tregohen të painteresuar nga kërkimi i dijes së dobishme?

November 18, 2024

Pse njerëzit tregohen të painteresuar nga kërkimi i dijes së dobishme?

Dija e dobishme është ndër veprat më të mira.
Imam Sufjan Eth-Theuri ka thënë: “Nuk njoh ndonjë vepër më të mirë se kërkimi dhe ruajtja e dijes, për atë që ka qëllim Allahun në nxënien e saj.” E transmeton Darimi, 349.

Imam Shafi’u ka thënë: “Nuk ka asgjë më të mirë pas kryerjes së obligimeve sesa kërkimi i dijes.” Dikush e pyeti: “As xhihadi në rrugën e Allahut?” Ai u përgjigj: “As xhihadi në rrugën e Allahut të Lartësuar.” El-Medkhal ila Es-Sunen el-Kubra, 1581.

Gjithashtu, Imam Ahmedi është pyetur: “A duhet një person të mësojë hadith aq sa mendon se ka përfituar?” Ai u përgjigj: “Me dijen asgjë nuk mund të krahasohet.” Mesail Ibn Hanij, 1931.

Pra, mos thuaj ka kaluar koha, ose jam i moshuar tashmë dhe se dija është e gjerë, sepse kjo është një nga pengesat e shejtanit.
Kërko dije, edhe nëse arrin të mësosh vetëm pak, sepse kjo në vetvete është një mirësi e madhe.
Sot, metodat për ta përvetësuar dijen janë bërë më të lehta se kurrë më parë, por ku janë ata që kërkojnë dije?!

Fillimi, kulmi dhe forma më e mirë e dijes është ruajtja dhe kuptimi i Kuranit. Pse nuk mëson sure përmendësh?
Në internet ka leksione në tefsir, fikh dhe hadith. Ushqeje veten me dëgjimin e rregullt të tyre.
Pyet dhe hulumto për atë që të duket e vështirë. Dhe lëri mënjanë disa çështje që nuk i kupton, nëse ato nuk të pengojnë të vazhdosh përpara.
Shumë gjëra që nuk kuptohen tani, nuk të bëjnë dëm nëse nuk i kupton për momentin.

Lexo një libër në tefsir, hadith ose fikh; kështu do të fitosh një begati të madhe dhe dije të dobishme.

“Mos thuaj se dijetarët janë zhdukur… sepse kushdo që ndjek rrugën, e arrin destinacionin.”

A duhet të braktiset kjo e mirë dhe ky shpërblim, dhe të shkatërrohet koha dhe jeta duke ndjekur gjëra pa dobi apo nga ato që sjellin dëm?!

Çfarë lumturie, vlere dhe shpërblimi humbet ai që lë pas leximin e dobishëm?!

Si mund të shtohet dija, kuptimi dhe perceptimi i tij, ndërkohë që ai është larg trashëgimisë së dijetarëve, librave islam dhe kënaqet me copëza që i ofrojnë mediat apo rrjetet sociale?!

O Allah, ne kërkojmë mbrojtje tek Ti nga humbja e jetës pa dobi dhe nga dija që nuk sjell dobi!

Shkroi: Dr. Abdurrahman bin Salih es Sudejs

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje:

Loading...