Pasimi i udhëzimit të Allahut ёshtё i lidhur ngushtë me besimin e lajmeve të Tij duke mos e ballafaquar me ndonjë dilemë e cila do ta njolloste besimin nё to, dhe me zbatimin e urdhrave tё Tij duke mos e ballafaquar me ndonjë dёshirё epshore e cila do tё pengonte zbatimin e urdhrave tё Tij.
Mbi këto dy baza vёrtitet i tёrё besimi. Kёto dy baza janё besimi i lajmit dhe zbatimi i urdhёrit. Kёtyre të dyjave u bashkangjiten edhe dy çёshtje tё tjera tё cilat janё; zhdukja e dilemave tё kota qё vёrtiten mbi besimin e lajmit tё cilat gёrryejnё besimin ose bёhen pengesё nё zbatimin e plotё tё fesё, dhe dёbimi i dёshirave epshore tё cilat bёhen pengesё nё zbatimin e plotё tё udhёzimit tё Allahut.
Pra, kёtu kemi katёr gjёra:
· E para: Besimi i lajmit.
· E dyta: Derdhja e mundit nё zhdukjen e dilemave tё cilat inspirohen nga shejtanёt xhindё dhe nga shenjtanёt njerёz.
· E treta: Zbatimi i urdhёrit.
· E katërta: Lufta me vetveten nё dёbimin e dёshirave epshore tё cilat bёhen pengesё midis njeriut dhe bindjes sё plotё ndaj Allahut.
Kёto dy gjёra, dilemat dhe dёshirat epshore janё origjina e prishjes dhe e shkatёrrimit tё njeriut nё kёtё jetё dhe nё jetёn tjetёr, sikundёr dy bazat e para; besimi i lajmit dhe zbatimi i urdhёrit të cilat janё origjina e lumturisё dhe e suksesit tё njeriut nё kёtё jetё dhe nё jetёn tjetёr.
Kjo ndodh sepse njeriu ka dy forca; forcёn e perceptimit teorik me tё gjithë elementёt pёrbёrёs tё tij si; dituria, njohuritё, fjalёt etj. si dhe forcёn e vullnetit dёshirues me pasuesit e tij si; qёllimi, kёmbёngulja, puna, etj. Dilema shkakton çrregullime nё forcёn e perceptimit teorik pёrderisa nuk ёshtё zhdukur, ndёrsa dёshira epshore shkakton çrregullime nё forcёn e vullnetit dёshirues pёrderisa nuk ёshtё dёbuar.
Allahu i Madhёrishёm nё librin e Tij ka pёrmendur mirёsitё qё i ka dhuruar Profetit tё Tij nё lidhje me dlirёsinë dhe pastёrtinё e tij. Allahu i Madhëruar nё suren En Nexhm ka thёnё:
و النجم إذا هوى ما ضل صاحبكم و ما غوى
“Betohem në yllin kur perëndon se shoku juaj (Muhamedi) nuk ka humbur e nuk ka devijuar.” | En Nexhm: 1-2.
Fjalёt “nuk ka humbur” dёshmojnё se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ёshtё i plotё nё dije dhe nё njohuri, dhe ai ёshtё nё tё vёrtetёn e qartё. Ndёrsa fjalёt “nuk ka devijuar” dёshmojnё se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ёshtё i plotё pёrsa i pёrket udhёzimit dhe ai ёshtё mё bёmirёsi se kushdo tjetёr nё botё. Pra, ai ёshtё i plotё nё diturinё dhe nё veprёn e tij.
I Dёrguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me kёtё ka cilёsuar edhe mёkёmbёsit e tij dhe ka urdhёruar tё zbatohet rruga e tyre, duke thёnё: “Pasoni rrugёn time dhe rrugёn e mёkёmbёsve tё drejtuar e tё udhёzuar qё vijnё pas meje.” Kёtё hadith e ka transmetuar Tirmidhiu e tё tjerё.
I drejtuari qёndron pёrballё tё devijuarit ndёrsa i udhёzuari qёndron pёrballё tё humburit.
Allahu i Madhёrishёm thotё:
كالذين من قبلكم كانوا أشد منكم قوة وأكثر أموالا وأولادا فاستمتعوا بخلاقهم فاستمتعتم بخلاقكم كما استمتع الذين من قبلكم بخلاقهم وخضتم كالذي خاضوا أولئك حبطت أعمالهم في الدنيا والآخرة وأولئك هم الخاسرون
“(Ju hipokritë jeni) Si ata që kanë qenë para jush! Ata kanë qenë më të fortë se ju, kanë pasur më shumë pasuri dhe fëmijë. Ata janë kënaqur me pjesën e vet të kësaj bote por edhe ju po kënaqeni me pjesën tuaj siç janë kënaqur edhe ata. Ju jeni dhënë pas të këqijave ashtu siç ishin dhënë ata. Veprat e tyre do të zhduken në këtë botë dhe në tjetrën e ata janë të shkatërruar.” | Et Teube: 69.
Allahu nё kёtё ajet ka pёrmendur dy baza tё cilat pёrbёjnё sёmundjen e tё parёve dhe tё mbramёve:
E para: Tё kёnaqurit me pjesёn e kёsaj bote. Tё kёnaqurit e njeriut jobesimtar me pjesёn e vet nё kёtё botё pёrfshin dёshirat epshore tё cilat pengojnё zbatimin e urdhёrave. Besimtari ndryshe nga jobesimtari, edhe nёse pёrfiton diçka nga kёnaqёsitё e kёsaj bote ai nuk e shpenzon tёrё pjesёn e tij dhe nuk i mbaron tёrё tё mirat nё jetёn e kёsaj bote. Ai merr prej kёnaqёsive tё kёsaj bote aq sa i nevojitet pёr tu përgatitur pёr botёn tjetёr.
E dyta: Tё dhёnët pas dilemave tё kota e cila ёshtё fjala: “… edhe ju jeni dhёnё pas tё kёqijave ashtu siç ishin dhёnё ata”. Kjo ёshtё natyra e shpirtrave tё kotё qё nuk janё krijuar pёr botёn tjetёr tё cilёt vazhdimisht enden pёr tё pёrmbushur dёshirat e tyre epshore, dhe kur arrijnё diçka prej tyre dihet se ato janё duke u dhёnё pas tё kotёs qё pёrfundimisht nuk sjell asgjё tjetёr veç dёmit tё afёrt apo tё largёt.
Marrë nga libri: “Miftah daru es seadeh” i imam Ibёn Kajim el Xheuzijeh 1/195-197.
Përshtati nё shqip: Uthman (Arjan) Muslim Haskasa.
Durrës, më 3/2/2008.
Dosje: bidati
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve